Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Bashkia, varreza murale në Tiranë Empty Bashkia, varreza murale në Tiranë

Wed 11 Apr 2012 - 16:54
Bashkia, varreza murale në Tiranë Edmond-Panariti-300x200
Edmond Panariti

Nënkryetari: Duhet reformë e thellë në sektorin funeral. Konsultim me qytetarët dhe komunitetet fetare.

Panariti: Problem toka, çdo vit humbin jetën 4000 persona.

Në Tiranë humbin jetën mesatarisht 4000 veta në vit. Gjithkujt që largohet nga kjo jetë i duhet mesatarisht 5 m2 tokë e përdorur për një varr. Hapësira tokësore që kërkohet e ka çuar sektorin e Funeraleve në “asfiksi” të plotë. Varreza e Sharrës është praktikisht e mbyllur, operohet me Varrezat e Tufinës, të cilat gjithashtu janë drejt së njëjtës rrugë. Ky sektor është një nga sfidat më të mprehta për Bashkinë e Tiranës, e cila po sheh si zgjidhje të mundshme ngritjen e varrezave murale. Reforma do të nisë pas konsultimit me qytetarët dhe komunitetet fetare. I pyetur nga gazeta, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, tha dje se në sektorin e Funeralit kërkohet një revolucion, në mënyrë që të adoptohen ato sisteme që praktikisht janë të adoptuara nga Bashkimi Europian. “Aktualisht, në Tiranë, me një mesatare të përllogaritur, vdesin një numër prej 4 mijë qytetarësh, të cilët praktikisht familjarët dhe ata vetë kërkojnë një trajtim dinjitoz në varrezat e kryeqytetit. Kjo e bën të domosdoshme që të shikohen mënyrat e rrugët alternative, duke kërkuar vazhdimisht toka të reja për varrezat. Kjo është edhe një çështje principi, pasi ne nuk mund të transformojmë qytetin, mjedisin vetëm në varrezë”, tha Edmond Panariti.
Varrezat murale
Sipas tij, kjo e bën të domosdoshme ndërmarrjen e një reforme, e cila do të përqasë standarde, të cilat ekzistojnë në vendet e BE. “Por, në radhë të parë dhe ajo çka është më e rëndësishme, kërkon dhe konsensus e mbështetje popullore, pasi është diçka e re. Bëhet fjalë për të futur disa elemente, siç janë elementet e varrezave murale. Natyrisht, ekziston një ligj-kuadër që e mundëson këtë lloj varreze. Kjo është një risi për ne, sepse pavarësisht se ka edhe precedentë në vendin tonë, p.sh. Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Durrës janë varreza murale, pra nuk është se nuk ka ekzistuar një shembull më parë, por megjithatë, në shërbim publik ky lloj sistemi akoma nuk funksionon”, tha Panariti. Ai shtoi se fillimisht do të bëhen konsulta me qytetarët, me komunitetet fetare, pasi ka edhe një sensibilitet nga komunitetet fetare. “Duhet të theksojmë edhe njëherë se sistemi i ri i varrezave jo vetëm që nuk cenon dinjitetin, kujtimin e personit të larguar nga jeta, por e rifaktorizon në një dimension akoma më dinjitoz, ku të afërmit e tij do të kenë mundësi, në mënyrë akoma edhe më dinjitoze, më të faktorizuar, që të kryejnë edhe shërbimet përkujtimore apo ta vizitojnë sa herë ato ta kenë të nevojshme”, tha Panariti. Sipas tij, kjo do të bëhet në konsensus të plotë, pa imponuar asgjë. “Por besoj se është në interesin e qytetarëve, natyrisht edhe në një kuadër normative rregullator, që ne të adoptojmë sisteme të tilla. Nëse kjo do të bëhet ju do shikoni se do kemi një shfryrje të menjëhershme të sipërfaqeve në dispozicion në të dy varrezat kryesore të kryeqytetit”,tha Panariti

www.panorama.com.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi