Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

"Szoborpark" Varreza Komuniste  Hungareze Empty "Szoborpark" Varreza Komuniste Hungareze

Sat 25 Aug 2012 - 16:10
"Szoborpark" Varreza Komuniste  Hungareze Szobopark%25252011Aux%252520armes%252520%252521%252520-%252520Copie%252520%2525282%252529
Quhet “Szoborpark” e do të thotë parku i Statujave, por mund të quhej dhe Parku i Simboleve, apo Parku i Komunizmit, dhe pse për vendasit është vetëm një varrezë monumentesh. Vendodhja: Sheshi Deak në Budapest. Tramvaji me numër 49 merr drejtimin Etele ter. Pas tij një autobus për Dios/Erd të lejon të zbresësh në stacionin “Szoborpark”.

Jemi vetëm 10 kilomentra larg Budapestit në drejtim të liqenit Balatano, aty ku shtrihet ekspozita më e madhe e statujave komuniste në Evropën e Lindjes. Nën qiellin e hapur e me formën e një ylli pesë cepash Szoborpark është një park me 42 statuja gjigande, vend kaq kurioz, e shumë i vizituar nga turistët. Gjen aty Marksin, Englesin, Leninin, Bela Kun, Gejrgj Dimitrov, Endre Sagvari, Heroin e Popullit, Ushtarin e Popullit, Martirin e Popullit, Punëtorin e Popullit, Lirinë e Popullit, Pionierin e Partisë. Janë rreth 42 monumente komuniste në Hungari, të një epoke nga 1947 deri më 1988, e të vizitueshmë nën qiellin e hapur, ajri i të cilit shpërndan pa pushim muzikën e një marshi revolucionar. Janë tingujt e një radio të epokës së komunzimit, që lëshon kioska pranë një makine të vjetër gjermano-lindore e markës “Trabant”. Është dyqani i suvenireve, takimi i parë në hyrje të “Szoborpark” e gjen aty medalje, flamuj, cakmakë, orë dore të asaj epoke, fotografi të liderve komunstë si dhe bluza të stampuara me portretet e Mao Tze Tung, Lenin e Stalin. Është një muze në natyrë e klima dimërore këmbëngulëse në baltën e llucin përqark ta vështirëson vizitën. Nga larg “Szoborpark” i ngjante një kantieri të braktisur o një grumbulli materialesh të destinuara për shkatërrim, por sa mbërrin në mes të tij kupton se gjëndesh në një atmosferë të pazakontë e të konservuar mirë. 42 statuja me një targë përkatëse përshkruese rifreskojnë historinë e diktaturës komuniste e kujtojnë se si simbolistika e saj është e frikshëm dhe aty në atë vend të hapur e që vendasit e quajnë qëllimisht “varrezave e monumenteve”.
"Szoborpark" Varreza Komuniste  Hungareze Szobopark%25252010%252520Capitaine%252520Steinmetz%252520et%252520Ostiapenko%252520%2525C3%2525A0%252520droite%252520-%252520Copie
Si në cdo vend tjetër ish komunist të Lindjes, rrëzimi i këtij rregjimi solli që shumë monumente e statuja me të cilat kjo diktaturë kish ngritur piedestalin e saj, të hiqeshin menjëherë nga vendodhja e tyre, të shkatërroheshin, o të mbylleshin nëpër magazina, të harroheshin në kohë deri në humbje. Hungarezët qenë ndoshta më largpamës e statujat më të mira të asaj epoke të mbledhura nëpër sheshe e rrugë i ruajtën arkivisht e i kthyen në një projekt të vertetë muzeal, ideja e të cilit mbushi plot 20 vjet. Janë pothuajse të njëjta vite me rënien e Komunizmit, pasi Asamblea e Pergjithshme hungareze nuk i dha kohë memories të harrojë e menjëherë më vitin 1991 miratoi projektin për ngritjen e një muzeu të Simbolistikës Komunste. E kush më mirë se sa monumentet e statujat në emër të lirisë, në emër të popullt, ne emër të idealit mund të shprehnin ideologjnë e një sistemi që mbi këto simbole ngriti terrori e tij. Autori i këtoj projekti arkitetkti Akos Eleod zgjodhi statujat monumentale si artin figurativ më të privilegjuar të këtij sistemi e përmbajtjes së tij e i ka dhënë një moto “Një frazë mbi diktaturën”.
"Szoborpark" Varreza Komuniste  Hungareze Szobopark%2525208%252520monument%252520de%252520Bela%252520Kun%252520-%252520Copie
Monumenti i parë është ai i Lirisë, një ushtar rus me një flamur në dorë kujton se Hungaria u clirua nga Armata e kuqe e ky është dhe objekti më i vjetër i këtij muzeu, i vitit 1947. Miqësia Hungari- Rusi është një fill guide turistike në tërë këtë ekspozitë statujash, me monumentet e Leninit të pranishme si në hyrje ashtu dhe në brendësi të tij. Figura e Bela Kun, themeluesit të Partisë Komuniste Hungareze, revolucionarit udhëheqës të këtij populli është prezantuar me dy monumentet në bronz ; i vitit 1986 realizuar nga Varga Imre, një artist i njohur i epokës komuniste e i 1989 i skulptorit Viktor Kallo. Rrethuar nga punëtorë e ushtarë, Bela Kun nxit turmën t’i bindet urdhërit të ri të Partisë Komuniste. Monumenti i Gejrgj Dimitorv është dhuruar nga udhëheqësit e Bullgarisë më 1989, e nuk mungon në këtë park dhe busti i tij realizuar më 1954 nga Jordan Kracsmarov.

Radio vazhdon të këndojë marshin revolucionar të epokës komuniste e përballë gjen dy duar gjigande drejt qiellit, mes tyre një top gjigand. Quhet Monumenti i Punëtorëve e simbolizon rezulatet social politike të së kaluarës.

“Szoborpark” ky muze në open air është vertetë dicka e rrallë, e nuk ka lidhje aspak me nostalgjikët o fanatikët e regjimit të dikurshëm, përkundrazi gjithcka që ndodhet në të sjell reflektimin e një kujtese që nuk duhet harruar. “Szoborpark” është një zhytje në një histori që s’duhet harruar, e që duhet të jetë një e pranishme muzeale në cdo vend ish komunist, e ky pasojat e këtij regjimi janë ende një plagë e hapur për popullsinë e tyre.

Nuk duhet të kesh frikë të kujtosh, të trametosh, të ndash njohurinë tënde historike me botën, vec një memorie e mire historike lejon të mbash premtimet. Ashtu sic thotë Nietszche: “Kam bërë këtë thotë kujtesa. Nuk mund ta kem bërë këtë, thotë krenaria e qëndron e palëkundshme. Në fund vec memoria dorëzohet.”

“Simboli nuk është thjesht një veshje aksidentale e mendimit, por është organi i tij i nevojshëm e esencial. Ai nuk shërben vetëm si qëllim komunikimi i një përmbajtjeje konceptesh të gatshme e të bukura, por është një instrument nga ku merr fill një përmbajtje që lind e merr formën e saj të plotë”- thotë filozofi gjerman Ernst Cassirere. Komunikimi me anë të simboleve është antik, natyral e më i shpejtë se mjetet e tjera të komunikimit, ai shëmb cdo barrikadë , thjeshtëzon e memorizon mesazhe, element lidhës, përfaqësues i një koncepti, i një objekti, i një cilësie apo ideje

Kush mund të mendojë fashizmin pa imagjinuar këmishat e tij të zeza, kush mund të flasë për nazismin pa analizuar kryqin e tij të thyer, kush mund të ëndërrojë komunizmin pa mitizuar drapërin e cetani, kush mund të shkruajë për diktaturën pa renditur viktimat e saj? Simbolet ilustrojnë një politikë, herë janë vetë politika e herë shkrujnë historinë e saj. Simbolet nuk njohin kufij e as mure o barrikada. Simbolet janë politika, rreth tyre luftohet, protestohet, polemizohet. Luftë ndaj simboleve fetare ndaj kryqit nëpër shkolla, ndaj minareve, ndaj shamisë myslimane, luftë ndaj simboleve politike, frikë ndaj një të panjohure historike e frikë nga fama e keqe e një historie shumë të përfolur.

Komunizmi nuk qe një lojë apo një ideologji që ngrohte zemrat, përkundrazi ai plasi e ndaloi mjaft prej tyre, e asgjë romantike e argëtuese mund të gjesh tek simbolet e tij. Simbolet komuniste për vite u imponuan si emblema e lirisë për miliona persona, e qenë vec terrorri i despotizmit të saj. Në emër të drapër e cekanit, yllit me pesë cepa, flamurit të kuq, të monumenteve e statujave që i idealizuan jeta e mijëra e mijëra personave u bë tragjike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi