Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Komuniste dhe pornostar, synon qeverinë franceze Empty Komuniste dhe pornostar, synon qeverinë franceze

Sat 2 Jun 2012 - 2:42
Një pornostar në qeverinë franceze. Céline Bara, 33-vjeçarja ish-aktore e filmave me drita të kuqe do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme legjislative nën siglën e partisë MAL (Lëvizja Antiteiste e Libertine), nënkryetare e të cilës është.Komuniste dhe ateiste Bara do të prezantojë kandidaturën e saj në zgjedhjet e 16 dhe 17 qershorit. Ish-ylli i pornos me bindje komuniste staliniste premton që nëse zgjidhet do të luftojë fort për të drejtat individuale, të drejtat ekomunitetit gei, kundër racizmit dhe homofobisë. Ajo ka theksuar se në planet e saj është edhe mbyllja e të gjitha vendeve të kultit, duke u shprehur kështu kundër çdo forme besimi. Pika e fundit e programit të saj është ajo e organizimit nëpër shkolla të kurseve të seksualitetit.



Skandalet

Kandidatja për në qeverinë e Parisit vjen nga bota e filmave porno. Ajo është aktorja kryesore e mbi 180 filmave hard. Ajo ka vuajtur një dënim prej 18 muajsh burg, pasi ka sulmuar një regjisor të filmave pornografikë së bashku me të shoqin, i cili për më tepër është edhe kushëriri i saj.

Bara e ka kërkuar anëtarësimin në partinë për të cilën kandidon, por fillimisht është refuzuar. Kjo e ka nxitur të themelojë lëvizjen e vet, duke nisur më pas një fushatë të vërtetë në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilave denonconte censurën e kësaj partie ndaj saj. Ky ka rezultuar një hap i zgjuar, pasi ajo është anëtarësuar në partinë disa orë pas ankesave në Facebook.



Deklaratat

“Nëse do të zgjidhem, prioriteti im do të jetë shtimi i numrit të mjeteve të transportit, mjekëve dhe shërbimeve sociale në zonën ku kandidoj”, ka thënë Bara.

Ndërsa në lidhje me të kaluarën e saj, duke iu referuar periudhës së burgut, ajo është shprehur: Kam qenë në burg, e kam paguar gjobën time. Është e vërtetë që ajo që kam bërë ka qenë e rëndë, por nuk është aq e rëndë sa ajo që bëjnë politikanët tanë”. / G. N.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi