Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nafta, 'ari i zi' shqiptar kushton shtrenjte Empty Nafta, 'ari i zi' shqiptar kushton shtrenjte

Wed 11 Apr 2012 - 18:58
Nafta, 'ari i zi' shqiptar kushton shtrenjte 1334135763-nafta_cmim_i_shtrejte_per_shqiptaretNjë vështrim flash mbi çmimin dhe politikat fiskale për karburantet… Dilema e çmimit: Rritet çmimi në bursën e karburanteve, e rrisin edhe shitësit shqiptarë, ulet çmimi në bursën ndërkombëtare, nuk ulet asnjëherë në Shqipëri?!

Kur pak ditë më parë një gazetare e televizionit Abc-News më kërkoi një intervistë për konjukturën e çmimeve të karburanteve dhe sjelljen e tregut shqiptar, gjykova se gazetarja do të bënte punën rutinë që i ngarkoi kryeredaktori i lajmeve dhe kaq. Pra do të flisja si gjithnjë për gjëra që diheshin. Në fakt gazetarja e re ishte këmbëngulëse. Ajo nuk të shqitej me gjithfarë lloj pyetjesh dhe, pavarësisht se nuk kishte shumë informacion nga tregu i hidrokarbureve, ngulmonte e ngulmonte me pyetje, gjithsesi interesante. Me pyetje të tipit: “Si e shpjegoni ju se sa herë rritet çmimi në bursat ndërkombëtare, tregtarët e karburanteve e pasqyrojnë atë menjëherë në tabelat e shitjes dhe kur ai bie në këto bursa, asnjëherë në Shqipëri nuk shohim të shënohen çmime në ulje të hidrokarbureve?” etj, etj.

Në fakt jo vetëm gazetarja e re, por edhe shumica e njerëzve e bëjnë këtë pyetje, hapur apo nën zë. Të gjithë ama, hapur akuzojnë tregtarët e karburanteve për përfitime të paligjshme, për “pangopësi”, për abuzim me çmimin, e kështu me rradhë.

Gjërat duhen thënë thjesht e shkoqur…

Unë u përpoqa ta bëj këtë në një intervistë televizive. Aq sa mund të bëhet në një të tillë. Tani po e shtjelloj më gjerë, duke i thirrur edhe kujtesës. Ka qënë 28 janar 2009, kur avokati i njohur Maks Haxhia, juristi i talentuar Envi Hiçka dhe Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve që ata përfaqësonin, ndesheshin në Gjykatën Kushtetuese për një “cikërrimë”: a) ”Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën i pikës 1 të udhëzimit nr.18, datë 18.6.2008 të Ministrit të Financave, “Për disa shtesa në udhëzimin nr.17, datë 13.5.2008 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe më pas edhe b) “Pezullimi i zbatimit të pikës 1 të udhëzimit nr.18, datë 18.6.2008 të Ministrit të Financave”.
Juristët, konstitutcionalistët e njohësit e mirë të ligjit ngrinin vetullat e bënin të habiturin që një organ i tillë suprem si Gjykata Kushtetuese, do të merrej me një udhëzim ministri. Mbrojtësit e interesave juridike të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve mendonin të kundërtën. Por vendoste gjykimi…

Çfarë kërkonte Maks Haxhia? Po Ridvan Bode? Po Gjykata Kushtetuese?

Thotë avokat Haxhia:

1. Udhëzimi cënon parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të drejtën e pronës dhe të ekonomisë së lirë të tregut, të mbrojtura nga neni 11 i Kushtetutës, pasi parashikon që mes furnizuesve të karburanteve të ketë vetëm kontratë agjencie, duke mos i lënë mundësi subjekteve të zgjedhin lirisht kushtet e marrëveshjes së tyre. Kështu, shitësit me pakicë nuk mund të jenë zotërues të mallit.
2. Udhëzimi nuk respekton kriteret e nenit 118/1 të Kushtetutës që detyron nxjerrjen e akteve nënligjore… Ligji për TVSH-në, në asnjë pjesë të tij, nuk i jep kompetencë Ministrit të Financave të bëjë një rregullim kaq të detajuar siç është rasti i marrëdhënieve mes furnizuesve të hidrokarbureve. 3. Udhëzimi duhet pezulluar për shkak të pasojave të pariparueshme dhe dëmit ekonomik që ai sjell për kërkuesit.

Thotë ministri Bode:

1.Udhëzimi nuk cënon nenin 11 të Kushtetutës, pasi ka dalë në bazë dhe për zbatim të ligjit të TVSH-së. Nëse ka kufizim të lirisë ekonomike atë e ka vendosur vetë ligji i vitit 1995 mbi TVSH-në. 2.Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion ta vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjit pasi ka kaluar afati 3-vjeçar i përcaktuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”. Kalimi i këtij afati i jep këtij ligji karakterin e sigurisë juridike dhe prezumon vlefshmërinë kushtetuese të tij. 3.Ky kufizim ligjor ka dalë i diktuar nga nevojat publike për shmangien e informalitetit dhe evazionit fiskal. Këto janë arsye të rëndësishme publike që justifikojnë kufizimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike. Shkalla e lartë e informalitetit dhe e evazionit fiskal në furnizimin e kategorive të veçanta (edhe të karburanteve, sipas statistikave të Ministrisë së Financave), krahasuar me kufizimin për vendosjen e skemave të veçanta, tregon se përmbushet kriteri i proporcionalitetit të ligjit mbi TVSH-në.

Thotë Gjykata Kushtetuese:

1.Rrëzohet kërkesa e Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të pikës 1 të udhëzimit nr.18, datë 18.6.2008. 2.Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Kush na i “ka futur” me çmimin e naftës!

Unë po i referohem edhe ekspertëve të fushës që thonë se Ministria e Financave “nuk lejon” uljen e çmimit të naftës në vend kur ai ulet në bursat ndërkombëtare. Kështu shkruhet në portalin prestigjoz “energjia.al”. Sipas këtij burimi, por edhe vetë Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, handikapi që ka krijuar në tregun e karburanteve, udhëzimi “famëkeq” ka krijuar shtrembërime të theksuara në treg, duke i kthyer pikat e karburantit në “shërbëtore” të shoqërive të tregtimit me shumicë. Mungesa ekstreme e konkurrencës si rezultat i zbatimit të këtij udhëzimi të “jashtëligjshëm”, megjithë “bekimin” e Gjykatës Kushtetuese, i cili e shpalli me të padrejtë kushtetues, ka dhënë rezultatet e veta, duke mos i dhënë mundësinë pikave të karburantit për të ulur çmimin vendas në rastet e uljes së bursës ndërkombëtare, thonë ekspertët e tregut të hidrokarbureve, të ciluar nga “energjia.al”.

Me konkretisht:

Udhëzimi nr 17/1, datë 05.08.2008, ndër të tjera përcakton se, sipas pikës 1 të këtij neni, furnizimi i karburantit, i kryer nëpërmjet një agjenti (sh.p.k), i cili vepron në cilësinë e agjentit për një person tjetër, është një furnizim prej kryesorit (sh,a). Në këtë rast agjenti luan rolin e ndërmjetësit në tregun e karburanteve midis personit kryesor dhe personave të tretë, klientë të tij. Përsa i përket furnizimit të mëpasshëm, personi që është në rolin e agjentit paraqitet si furnizues i të tretëve, por duke vepruar për llogari të personit kryesor, pra nuk është ekonomikisht zotëruesi i mallit, për rastin konkret karburantit, të cilin e ka furnizuar për llogari të kryesorit; (ky është paragrafi me absurd, duke pasur parasysh se Agjenti e blen mallin me paratë e tij por ... nuk duhet të jetë ekonomikisht zotërues i mallit).

Udhëzimi shkon deri aty sa thotë se nëse një agjent ka blerë diezel me çmim të lartë nga një kryesor, por pak ditë më vonë gjen në treg nga një tjetër kryesor diezel me çmim më të ulët...

...ai nuk mund ta blejë atë, sepse duhet të shesë të gjithë diezelin e parë me çmim të lartë dhe pastaj mund të blejë diezel me çmim të ulët.
Udhëzimi thotë se nuk mund të ndryshojë çmimi i furnizimit të mallit që i është faturuar prej kryesorit se konsiderohet shkelje çdo ndryshim i çmimit fillestar me pakicë të faturuar nga kryesori.

Konkluzioni?

Përveç vlerësimit të detyrimit tatimor, zbatohet edhe gjobë sipas nenit 116 të ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”(kjo është pjesa më e bukur e “përrallës”: pra nëse një pikë karburanti blen 10,000 litra diezel me çmim final 185 lekë, në rastin e uljes më pas të çmimit ndërkombëtar ajo NUK MUND TA ULË ÇMIMIN pa mbaruar të gjithë sasinë, sepse .... penalizohet nga tatimet. Siç kuptohet qartë, i vetmi synim i tatimeve është të marrin TVSH e çmimit të lartë dhe nuk kanë asnjë përfitim kur çmimi ulet.

Qeveria nuk dëgjoi as Autoritetin e Konkurrencës

Pas janarit të 2009, kur Gjykata Kushtetuese i detyroi shqiptarët të pranonin vetëm rritjen e çmimit të karburanteve, por asnjëherë uljen e tij, sigurisht për të arkëtuar sa më shumë para në arkën e shtetit, pesë muaj më vonë, në 29.5.2009, Autoriteti i Konkurrencës nxjerr vendimin “Për disa rekomandime për aktet ligjore dhe nënligjore që ndikojnë në nivelin e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë të karburanteve”. Çfarë thotë Autoritetit? E zeza mbi të bardhë gjendet në vendimin nr 118 të tij. “Udhëzimi mund të krijojë premisa për kufizimin e konkurrencës në tregun e shitjes me pakicë të karburanteve; amendimet që i janë bërë këtij Udhëzimi çojnë në kufizim të konkurrencës;
Ja edhe rekomandimi i 2009-ës: I rekomandohet Ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë

ndryshimi i pikës 9.4 të Udhëzimit Nr. 17 datë 13. 05. 2008 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”; duke vendosur një afat kohor, afat i cili të mundësojë realizimin e transparencës së çmimeve”.

Si rregull: Dëgjon ai që ka veshë!”

Kaluan tre vjet nga rekomandimi i autoritetit që kontrollon konkurrueshmërinë e tregut, monopolet e çmimin monopol. Nuk ndodhi asgjë. Më kartën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në dorë, ministri Bode vijoi të grumbullojë të hyrat fiskale që vinin nga 20 për qind tatim mbi karburantet dhe në asnjë rast nuk pranoi të negociionte me biznesin për këtë udhëzim, duke tundur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Rritja në tregun ndërkombëtar të karburanteve u reflektua menjëherë në Shqipëri. Dhe është normale!

Por ndërkohë që kudo rrotull nesh u kërkua ndërhyrje në politikat fiskale për të përballuar rritjen e çmimit dhe për të minimizuar ndikimin në ekonomi. Në Maqedoni, psh u kërkua, nëpërmjet një pakete prej 15 masash ekonomike, të ulej akciza e karburanteve, qoftë edhe përkohësisht, për tre muaj. U tha gjithashtu se qeveria e atjeshme nuk duhej të kënaqej me rritjen e të ardhurave nga TVSH e naftës. Ndërsa “qeveria shqyrtoi propozimet për uljen eventuale të TVSH-së për transportin nga 18 në 5 për qind, siç kërkonin transportuesit si dhe uljen e akcizave për derivatet”,- iu tha gazetarëve ministri i atjeshëm. Cili do të ishte vendimi përfundimtar? Ende nuk ka një përgjigje, por, në ndryshim nga Shqipëria, po diskutohen rrugët për të lehtësuar industri e shërbime të caktuara. Në Shqipëri, askujt nuk ia ndjen, askush nuk gjykon, qoftë edhe për vendime apo udhëzime që iu ka kaluar koha dhe që, me shumë të drejtë, kërkohet të ndryshojnë.shqiperia com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi