Djaloshi pa fytyrë
Thu 12 Apr 2012 - 0:40
Një vogëlush në Kinë jeton me maskë pas djegieve të tmerrshme që mori duke luajtur me zjarrin. Uang Xiaopeng, 6 vjeç ishte pa flokë, pa buzë, pa qepalla dhe pa gishta që pas incidentit në nëntor të vitit 2010.
Dëmtimet gjithashtu i vështirësonin shikimin. Vogëlushi u përfshi nga flakët kur aksidentalisht i vuri zjarrin degëve të misrit, afër shtëpisë në Yinchuan.
Prindërit e tij kishin mundësi të paguan vetëm për tre muaj, trajtimin e tij në spital. Ata shpenzuan kursimet si dhe shitën shtëpinë dhe tokën për të mbuluar shpenzimet prej 15 mijë paund. Ata tani jetojnë me vetëm 0.2 hektarë tokë.
Wang Xiaopeng
Ata nuk kanë më shumë para për të kryer ndërhyrje të tjera, që ti rikthenin një pamje sa më të mirë të voglit të tyre.
“Ne e dimë që mund të bëhet transplant dhe ndërhyrje kozmetike por nuk kemi para”, thotë babai i tij Uang.
Ai tregon se djali i tij 6 vjeç vuan gjatë verës pasi lëkura e tij e ndjeshme irritohet për shkak të temperaturës.
Xiaopeng para aksidentit
Për kryerjen e tre operacioneve të nevojshme për kthimin e formës njerëzore, nevojiten 30 mijë paund. /F.S/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi