Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

Djaloshi që loton gjak  Empty Djaloshi që loton gjak

Wed 15 Dec 2010 - 21:24
Djaloshi që loton gjak  F1215144625418m1



Calvino Inman është njëri prej njerëzve të rrallë në botë i cili kur qanë derdhë lot prej gjaku. Ky është një rast i rrallë në mjekësi që ka hutuar edhe mjekët, pasi nuk po munden të zbulojnë shkakun dhe as të ndalin lotët e tij të përgjakur.

17 vjeçari Calvino filloi të lotojë gjak para dy viteve. Ai vizitoi 15 mjekë të cilët konstatuan se nuk bëhet fjalë për tumor dhe as ndonjë sëmundje të trashëguar gjenetike, por nuk i kanë ofruar zgjidhje të problemit.

“Njerëzit më quajnë si të pushtuar nga djalli. Gjaku më del nga sytë vazhdimisht, në shkollë, gjithkund. Zakonisht nuk e di se kur filloj të lotoj gjak. Nganjëherë e ndiej kur sytë më mbushen me gjak, e nganjëherë e marr vesh kur i shoh njerëzit duke më shikuar çuditshëm”, rrëfen Calvino, i cili është njëri ndër njerëzit e rrallë në botë i cili vuan nga ky çrregullim.

Sulmet e tij zgjasin prej disa minutave deri në një orë, ndërsa përsëriten edhe deri në tri herë në ditë. Nëna e tij është e zhgënjyer dhe po e humb shpresën se do të gjejë ilaç për djalin e saj. /Telegrafi/
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Djaloshi që loton gjak  Empty Re: Djaloshi që loton gjak

Wed 15 Dec 2010 - 22:10
sa keq po me vjen per djalin,shpresojme te sherohet sa me shpejte
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi