Checca, laraska hajdute vihet në arrest shtëpie
Thu 12 Apr 2012 - 1:50
Pesaro, 11 prill 2012, NOA- Atë mëngjes marsi i ishte dhënë urdhri i burgosjes dhe nga ai moment jeta e saj u shndërrua pas hekurave.
Nuk po flasim për një keqbërës por për Checcën, një laraskë hajdute në Orciano të Pesaro-s në Itali.
Siç raporton noa.al, laraska ndodhet prej afro 1 muaji në arrest shtëpie, dhe kjo pasi një nënë është ankuar se ndihej e kërcënuar teksa ecte me djalin e saj ku ajo i ishte hedhur sipër dhe e çukiste në medaljonin që mbante në qafë.
“Është diçka e pamundur, Checca mund të jetë vërtetë një hajdute në kuptimin që nëse sheh diçka që ndriçon dëshiron ta marrë fshehurazi, por nuk është e rrezikshme, përkundrazi”, u shpreh Adriano Gabrielli, rritësi i laraskës.
Zogu i vogël është kthyer në hajmali që nga momenti që u gjet në rrugë dy vite e gjysëm më parë dhe u ushqye nga Giuseppe, një mik i Adrianos, i cili i mësoi edhe disa fjalë.
Sipas padronit të saj, thuhet se fjala e saj e preferuar është “ciao” dhe çdo ditë ajo përshëndet fqinjët.
Nga marsi, policia e qytetit e kanë detyruar atë me arrest shtëpiak dhe për asnjë arsye nuk lejohet të dalë nga atje, burg i cili nuk dihet sa do zgjasë.
Gjihthsesi e gjithë zona është ngritur në këmbë dhe janë ankuar për lirinë e saj, por kryetari i komunës ka qenë i papërkulur ndaj ankesave .
Sipas pronarit të Checcas thuhet se nënat dhe fëmijët duhet ta dinë se nëse një laraskë vjedh objektet me ndriçim nuk e bën me qëllim, por se instinktet e saj i thonë ashtu.
a.y/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi