Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjykatë, arrest shtëpie djalit të Dades  Empty Gjykatë, arrest shtëpie djalit të Dades

Sat 8 Jan 2011 - 15:38
Gjykatë, arrest shtëpie djalit të Dades  Besnik-dabulla
Gjykata e Tiranës ka
caktuar sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Besnik Dabullën, i
akuzuar për plagosjen e shtetasit Edrin Lufi.

Mbrëmjen e 5 dhjetorit, Dabulla, i biri i deputetes socialiste Arta
Dade, qëlloi me armë zjarri Lufin, nipi i ish-kryeministrit komunist të
Shqipërisë, Adil Carcani.

Për këtë vepër penale, prokurorët e cështjes kanë kërkuar 20 ditë burg
për të riun, por avokatët e tij paraqitën një akt noterial të të
plagosurit.

Edrin Lufi deklaron në aktin në fjalë se plagosja e tij ishte aksidentale dhe se ka raporte shumë miqësore me Dabullën.

Këtë deklaratë i plagosuri e dha një ditë më parë edhe për TCH,
menjëherë sapo doli nga gjendja e rënduar shëndetësore. “Është miku im,
shumë i ngushtë, shumë intim e kam jashtëzakonisht mik”, tha ai.


Në lokalin ku ndodhi ngjarja ishte i pranishëm edhe shtetasi Shkëlzen
Hoxha, nip i diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili deklaroi se nuk
kishte parë asgjë nga konflikti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi