Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tre kryetarë komunash në arrest  Empty Tre kryetarë komunash në arrest

Tue 16 Oct 2012 - 8:49
Tre kryetarë komunash në arrest  ALTRINI_tn_6

Prokuroria ka zbardhur një rrjet të tërë të vjedhjes së fondeve publike që është organizuar nga kryetarët e disa komunave të Dibrës dhe shefat e financave.

Ne pranga jane dy kryekomunare, nje i trete eshte ne kerkim dhe kater shefa te financave ne disa komuna. Prokuroria zbuloi se ne vitin 2006 ishte krijuar nje firme ne pronesi te shtetases Yllka Selita, bashkeshorte e kryetarit te Komunes Lis, se ciles i perdorej vetem emri dhe qe nuk kishte djeni per vjedhjen e kryer.

Prej vitit 2006, ky subjekt eshte perdorur nga shtetasi Dritan Farrici me detyre shef finance ne komunen Lis per te bere tendera fiktive per blerje te ndryshme nga komunat Derian, Rukaj, Xiber, Gurre, Sue, Baz si dhe Drejtoria e Shendetit Publik Mat, Drejtorise se Spitalit Burrel, Qendrat Shendetesore Rukaj, Derjan , Macukull, Ulez, Sue.

Te gjitha dokumentat plotesoheshin ne mënyrë fiktive me qellimin e kalimit te fondeve ne llogarine e firmes ne fjale ne te cilen jane kaluar 53.660.442 leke. Me pas parate transferoheshin ne llogarine personale te shtetasit Dritan Farrici.

Nga hetimi eshte provuar fakti se shtetasi Dritan Farrici, gjithe shumat e parave qe kalonin ne llogarinë e tij, i terhiqte kesh nga banka dhe me pas ua jepte shefave te financave ose kryetareve te autoriteteve kontraktuese, duke mbajtur ne çdo rast 10% te cdo shume.

Sipas prokurorise kryetari i Komisionit te Prokurimit me vlera te vogla takohej me Dritan Farricin, i cili hiqej si financier i subjektit Yllka Selita dhe ishte ky i fundit qe bente plotesimin e gjithe formulareve qe kerkoheshin per kryerjen e procedurave perkatese. Dritan Farrici firmoste edhe ne emer te pronares fiktive te firmes.

Ky person eshte marre ne pyetje nga Prokuroria dhe ka treguar se firma ne asnje rast nuk ka kryer punime prane autoriteteve kontraktuese sic thuhet ne praktikat e urdher-shpenzimeve per subjektin ne fjale. Ai ka shpjeguar se Yllka Selita, bashkeshortja e kryetarit te komunes Lis, Agron Selita nuk ka djeni per kete qe po ndodhte.

Sipas prokurorise personi i akuzuar ka pranuar se ka dhene shumat e parave kesh, kryekomunareve dhe shefave te financave duke mbajtur 10 perqind. Parate ne fund kane shkuar ne duart e kryekomunareve Hamit Xhakrosa kryetar i Komunes Rukaj, Mustafa Celami kryetar i Komunes Gurre, si dhe tek shtetasi Lutfi Ceka, kryetar i Komunes Xiber. Nga hetimi ka rezultuar se dhe ne Spitalin Burrel eshte kryer ky mashtrim dhe shumat e prokuruar jane marre nga shtetasi Behar Metra, nendrejtor i Spitalit Burrel. Per te gjithe personat e zbuluar prokuroria ka ngritur akuzen e vjedhjes duke shperdoruar detyren dhe fallsifikim te dokumentave.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi