Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Fantazmat ne Keshtjellen Franklin : A e vrau Tiedemann familjen dhe sherbetoret e tij? Empty Fantazmat ne Keshtjellen Franklin : A e vrau Tiedemann familjen dhe sherbetoret e tij?

Thu 12 Apr 2012 - 12:31
Fantazmat ne Keshtjellen Franklin : A e vrau Tiedemann familjen dhe sherbetoret e tij? Franklin%20castleE vendosur ne pjesen perendimore te Bulevardit Franklin ne Cleveland, Ohio, Keshtjella Franklin eshte e njohur si nje prej keshtjellave me me fantazma dhe me te mistershme ne te gjithe boten.

Kjo ndertese historike eshte e perbere nga kater kate dhe 20 dhoma, dhe eshte e ndertuar ne stilin arkitekturor gotik. Megjithese kjo ndertese ka nje rendesi te madhe historike, ajo eshte me shume e famshme per hijen e misterit dhe per fantazmat qe e rrethojne.

Gjate viteve raportime te ndryshme per kete keshtjelle te mbushur me fantazma jane shfaqur shpesh here dhe kane qene edhe shpesh ne faqet e para te gazetave, megjithate misteri i fantazmave te kesaj keshtjelle ndodhet ende brenda mureve te frikshme te saj.

Deshmitaret raportojne levizje te shpirtrave te shqetesuar neper korridore.

Zerat jo njerezore te individeve te vuajtur dhe femijeve qe qajne jane shume te zakonshme ne kete vend. Do te ishte e cuditshme qe te shkohej ne kete keshtjelle dhe te mos ndodhte asgje e jashtezakonshme.
Episodet Hannes Tiedemann

Cudell & Richardson ishin arkitektet e pergjegjshem per kete mrekulli arkitekturore. Ata e ndertuan kete keshtjelle ne vitin 1865 per nje emigrant gjerman, Hannes Tiedemann, i cili ishte i njohur per faktin qe kerkonte nje disipline shume strikte. Ai ishte gjithashtu i njohur si shites ushqimesh dhe nje bankier investimesh i cili kishte reputacionin si nje njeri me nje temperament te keq. Megjithese teorite mbi Hannes Tiedemann qe ishte shume autoritar dhe fizikisht abuziv me familjen e tij jane shperndare shume, e verteta do te ngelet gjithmone nje mister, pasi asnje nga raportimet nuk ka patur prova te besueshme.

Hannes Tiedemann kishte nje familje shume te madhe dhe shume sherbetore ne keshtjelle dhe besohet se ai ishte seksualisht i perfshire me shume gra ne keshtjelle, ku perfshiheshin kamarieret dhe sherbetoret.

Besohet se ai ishte i pergjegjshem per shume vdekje qe kane ndodhur ne Keshtjellen Franklin dhe besohet se ai ka varur, mbytur dhe masakruar viktimat e tij. Muret e Keshtjelles Franklin fshehin historine e nje numer te madh vdekjesh qe kane ndodhur ne Keshtjelle.

Aroma djallezore e vdekjes perjetesohet nga fakte te fshehta ne formen e dyerve gracka dhe dyerve te fshehura qe cojne ne dyshimet per lojera te ndyra qe mund te jene bere aty.

Vdekje te mistershme ne Keshtjellen Franklin

Megjithese nuk ka te dhena permbledhese mbi numrin e vdekjeve te ndodhura ne Keshtjellen Franklin, kerkuesit mendojne qe ka patur disa vdekje qe nuk e kane pare driten e diellit, pra qe nuk jane bere te ditura.

Vdekja e pare qe ka ndodhur ne keshtjelle, ishte vdekja e Emma, vajzes se Hannes Tiedemann, e cila ne moshen 15 vjecare mendohej se kishte diabet. Shume shpejt mbas kesaj Tiedemann humbi mamane e tij te moshuar Wiebka. Gjate pak viteve ne vazhdim, edhe tre te tjere prej femijeve te tij vdiqen dhe ndoshta ishte pikerisht ky fillimi i besimit qe e verteta e fshehur mbi keto vdekje misterioze fshihej brenda ne keshtjelle.

Shume kerkues jane te bindur qe lindja dhe vdekja e nje numri te madh foshnjesh ne keshtjelle nuk eshte treguar. Besohet gjithashtu qe Tiedemann e ka varur madje edhe mbesen e tij ne nje prej tuneleve sekrete te keshtjelles. Legjenda gjithashtu tregon qe Hannes Tiedemann ka mbytur shume gra kur ato kundershtonin kerkesat e tij, apo e kapnin ate duke i tradhetuar. Besohet se trupat e tyre fshiheshin ne kalime dhe tunele sekrete dhe dhoma sekrete.

Megjithese Luise, gruaja e Hannes Tiedemann vdiq ne vitin 1895 nga semundja e melcise, ka shume qe besojne qe edhe ne kete rast ishte vrasje.

Fantazmat ne ditet e sotme ne Franklin Castle

Nje pamje e zakonshme e pershkruar nga individet eshte ajo e nje gruaje te veshur me te zeza, e cila mendohet te jete Rache, nje prej shume sherbetoreve apo kamariereve qe eshte masakruar per vdekje nga Hannes Tiedemann.

Deshmitaret gjithashtu permendin qe kane degjuar zera te femijeve te vegjel qe qajne dhe vizionin e paforme te fytyrave te vajzave te reja. Njerezit qe e kane vizituar keshtjellen gjithashtu permendin nje ndjesi neverie dhe faji qe duket se i rrethon.

Zhurma te cuditshme dhe objekte qe fluturojne ne ajer jane eksperienca te zakonshme te njerezve qe vizitojne Keshtjellen Franklin.

Megjithate, cfaredo qe ka ndodhur ne ate keshtjelle do te mbetet nje mister.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi