Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

 Peshëngritje, shqiptari Erkand Qerimaj kampion i Europës Empty Peshëngritje, shqiptari Erkand Qerimaj kampion i Europës

Fri 13 Apr 2012 - 9:52
 Peshëngritje, shqiptari Erkand Qerimaj kampion i Europës 44348_1ANTALIA- Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropës në peshëngritje për meshkuj, në një rezultat historik për sportin shqiptar. Shtangisti shkodran ka triumfuar përballë rumunit Martin Razvan, duke ngritur 348 kilogramë në dy garësh dhe duke marrë medaljen e artë. Qerimaj ka bërë një garim fantastik, duke ngritur 158 kilogramë në stilin e shkëputjes, ku zuri vetëm vendin e dytë.

Por, në shtytje ai bëri diferencën, duke ngritur 190 kilogramë dhe duke zënë vendin e parë, që më pas i dha edhe medaljen e artë. Në dy garësh, peshëngritësi i kombëtares ishte i paarritshëm, duke u shpallur kampion Evrope për herë të parë në karrierën e tij. Erkandi numëron shumë medalje, por një pjesë e madhe e tyre janë marrë kur garonte për të rinjtë apo edhe në një stil, ndërkohë që këtë herë bëhet fjalë për një trofe të marrë në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit. Medalja e Qerimajt pason atë të argjendit të marrë nga Romela Begaj një ditë më parë, ç’ka e bën pjesëmarrjen në Europian të ekipit shqiptar si shumë të suksesshme.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)
 Peshëngritje, shqiptari Erkand Qerimaj kampion i Europës Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi