Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Qerimaj: Jam krenar për Shqipërinë Empty Qerimaj: Jam krenar për Shqipërinë

Sat 14 Apr 2012 - 14:19
Kampioni i Evropës në peshëngritje Erkand Qerimaj ka deklaruar se
titullin e fituar në Antalia ia dedikon të gjithë shqiptarëve. Në një
linjë telefonike për RTV “Ora News”, Qerimaj ka theksuar se ndihet shumë
krenar që ia arriti të sjellë medaljen e artë në Shqipëri.
“Është një kënaqësi e madhe dhe jam shumë i gëzuar. Isha i vendosur për
të bërë një luftë shumë të fortë me kundërshtarët e mi dhe ia dola. Ia
dedikoj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në Kosovë, Maqedoni, Mal
të Zi sepse është titulli i parë i Europës për ne dhe i takon të
gjithve” ka theksuar Qerimaj.
Ai ka theksuar se së shpejti do të nisë edhe përgatitjet për Lojrat
Olimpike që do të zhvillohen në Londër për të marrë edhe atje një
rezultat shumë të mirë.
“Po përgatitemi të jemi gati edhe për Londrën. Synimet janë për
medalje edhe në Londër. Kjo është diçka e arritshme pasi kam
potenciale.Do stërvitem diku jashtë që të jem në të njëjtat nivele me
kundërshtarët e mi” shtoi Qerimaj.

Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe për peshën 77 kilogranë
në evropianin e Antalias (Turqi). Qerimaj u rendit i dyti në shkëputje
me 158 kg dhe i pari në shtytje me 190 kg duke merituar medaljen e artë
me 348 kg në dygarësh.


AMA-NEWS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi