Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë Empty Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë

Tue 18 Sep 2012 - 12:56
Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë 58412_1Pas
shumë spekulimeve dhe debateve nëpër media rreth deklaratave të pathëna
të mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës, që luan për përfaqësuesen
zvicerane, ai me anë të një letër të hapur duket se u ka dhënë përgjigje
njëherë e mirë thashethemeve që lidheshin kryesisht me cilësimet
‘tradhti e patriotizëm’. Në vazhdim mund të lexoni letrën e plotë të
Granit Xhakës.

Të nderuar shqiptarë dhe Tifozë Kuq e Zi!

Marr
shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve
shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit,
që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur
një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashklojtarëve të mi
nga disa media të veçuara sportive dhe opinioniste, por më shumë nga
vetë Z. Armando Duka , që është edhe fajtori për humbjen e shumë
talenteve kuq e zi.

Për këtë arsye mendova t’ju drejtohem me një
letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe
historinë time.

Që kur kam vendosur të luaj futboll për mua ka
pasur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit
tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për
çdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për
ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kërkesës e më pas refuzimi i
vazhdueshëm nga FSHF (pa ç’ka përpjekjeve të panumërta të miat dhe
familjes sime për të veshur fanellën kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës
kombëtare të Zvicrës kërkesat e secilës si për ironi nuk rreshtimin.


duhet të theksoj dhe t’ia bëj të ditur gjithkujt, e mbi të gjithëve
juve tifozë kuqezi, të cilët jeni më besnikët e kombëtares Shqiptare, se
unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë vetëm kombëtaren tonë,
KOMBËTAREN KUQ E ZI. Kemi qenë, Jemi dhe Do të Jemi përjetësisht krenarë
mbi prejardhjen tonë, e unë do të vazhdoj të lartësoj emrin tim
gjithmonë në funksion të ATDHEUT tim.

Kam dalë përherë ballëhapur dhe krenarë duke deklaruar prejardhjen time dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund të jetës.

Shqipëria
ka talente të mëdha kudo nëpër botë, dhe unë uroj me gjithë zemër që me
ta mos të ndodhi ajo që ndodhi me mua, që në një kohë kur unë
kërkohesha urgjent nga Federata Zviceriane, federata ime, e vendit tim,
më sprovonte duke më vënë përballë pengesave tërësisht të panevojshme e
mbi të gjitha dashakeqe. I vendosur përballë refuzimit të vet dhe vetëm
FSHF (as FIFA nuk ka qenë pengesë që unë të vishesha kuq e zi) dhe
presionit për të marrë një vendim, mu desh të vendosesha në radhët e
kombëtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatë ju garantoj se në çdo
ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombëtare.


Mbare populli shqiptar duhet të dijë se unë Granit Xhaka, siç
disa më akuzojnë tradhtar jam biri i një të burgosuri politik i cili
vuajti nëpër burgjet e Serbisë vetëm e vetëm të bëhet “Shqipëria Etnike”
dhe s’ju tremb as burgut e as luftës , kur ishte fjala për Shqipërinë.
Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prindërit e mi me frymën e
patriotizmit dhe me atdhedashurinë për kombin shqiptar. Më kanë mësuar
se si të respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe unë jam krenar
që jam Shqiptar që e kam thënë e them dhe kudo që do jem do ta them me
krenari.

Garantoj që do jem një ambasador i popullit shqiptar kudo në botë dhe do të mbroj të drejtat e popullit tim në çdo moment.

Nuk
më duket aspak e arsyeshme që këto ditë disa media te shkruara sportive
kanë hedhur baltë mbi emrin tim. Nëse disa individë të caktuar kanë
mision përçarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka
për të ndodhur kurrë dhe asnjë s’do t’ia arrijë që mua të më përdorë për
të futur përçarjen.

Kudo ku kam qënë dhe kudo ku do jem do të
mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në
Gjermani ku duhej të këndoja një këngë këndova hymnin e kombëtares kuq e
zi.

Nuk dua që interesa personale të individeve të caktuar të
njollosin kombëtaren dhe për më keq të fusin përçarjen apo ta ushqejnë
atë. Unë personalisht do të angazhohem që një fenomen i tille të mos
ekzistojë kurre më në kampin kuqezi.

Ne jemi një KOMB, kemi një
FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj cdo shqiptar se do mbaj lart emrin
SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një, mbështetje për të gjithë shqiptarët
kudo që ndodhen.

Me nderime dhe respkete për të gjithë, nga Granit Xhaka dhe familja!
(BalkanWeb)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë Empty Re: Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë

Tue 18 Sep 2012 - 13:21
Sa tr.... keta tanet njehere,e gjeten tradhetarin e Shqiperise apo hane inat me fatin e ketij se s'mund ta arrijne vete,,,,ju myku zilia mendje lige...

Suksese ketij djaloshit po he le te pellasin gjojash patriotet Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë 721253
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë Empty Re: Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë

Wed 19 Sep 2012 - 0:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Mire kane thene dhelpra kur nuk e arriti rrushin tha qenka i pabere...
Kur kishte nevoj ai per Kombetaren te luaj ata nuk e perfillen e tani kur u be me emer dhe nje lojtar i mire, tani fjalet jo tradhetar e ku di une cka... Me vjen keq t'a them kete gje por vertet jemi nje popull i prapambetur ne kete aspekt....

E dini si i vije kjo sikurse nena qe te lindi eshte larguar nga ti,, tani gjate rritjes dhe zhvillimit tend eshte kujdesur dikush me plotkuptimin e fjales "kujdesur " te rriti, te shkolloj, te dha edukaten, me nje fjale ti dha gjitha dhe tani kthehet nena yte... Kjo dmth qe tani ti duhet t'ia kthesh shpines asaj qe u kujdes per ty tere kohen ... Jo ! Nena eshte gjaku yt- Atdheu eshte gjaku yt... Por nuk duhet harruar edhe ate qe me vitet u kujdes per ty ?

Granit Xhakes,Zvicrra i dha ate qe nuk i dha Kombetarja Shqipetare por ai prap se prap nuk e ka harruar,,, u be teme diskutimi ne te gjitha gazeta shqiptare dhe ato zvicerrane per golin qe nuk ia shenoi Kombit te tij...
Sponsored content

Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë Empty Re: Letra e hapur e Granit Xhaka, akuza FSHF, krenar për Shqipërinë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi