Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Xhaka zgjedh himnin shqiptar, irriton zviceranët Empty Xhaka zgjedh himnin shqiptar, irriton zviceranët

Mon 30 Jul 2012 - 13:53
Xhaka zgjedh himnin shqiptar, irriton zviceranët Granitxhaka-255x300Talenti i futbollistit Granit Xhaka spikati në Zvicër dhe ai është pjesë e skuadrës Borussia Monchenglandbach. Por një mini “incident” nëse mund ta quanim kështu, ka ndodhur në këtë skuadër, duke irrituar disi bashkëlojtarët e tij.

Sipas portalit albinfo, praktikohet një ritual ku të gjithë pjesëtarët e skuadrës këndojnë një këngë para kolegëve të tyre. E pikërisht, gjatë këtij rituali, Xhaka zgjodhi për të kënduar himnin kombëtar shqiptar.

Nervozizmi që shkaktoi kjo përzgjedhje e Granit Xhakës, bëri që gazeta “Blic kam Sonntag” ta ftonte në faqet e saj. Gjatë intervistës, futbollisti kosovar tha se “si fëmijë i mësojmë disa këngë të caktuara. Dhe, sinqerisht, është kënga e vetme që mund ta këndoj edhe pse, vetëm strofat e para… Bashkëlojtarët u shprehën të befasuar, ata nuk e dinin se prindërit e mi vijnë nga Kosova”.

I pyetur përse nuk këndoi himnin e Zvicrës, Xhaka tha se nuk e dinte tekstin, pasi prindërit e tij që nuk ishin rritur në Zvicër, i kishin mësuar vetëm himnin shqiptar. Nëpërmjet kësaj interviste, i riu kosovar qartësoi se ai ndjehet edhe kosovar, pavarësisht se jeton në Zvicër, me qëllim që të eliminojë çdo keqkuptim. “Unë them gjithmonë: Ndjehem 80 për qind si zviceran dhe 20 për qind si kosovar. Unë jam zviceran por rrënjët e mia janë pjesë imja dhe ashtu do të mbeten përgjithmonë. Unë nuk kam asnjë problem lidhur me këtë”, tha ai.

Edhe pse një pjesë e zviceranëve, sipas gazetarit, nuk e kanë parë me sy të mirë që Xhaka zgjodhi për të kënduar himnin shqiptar, futbollisti u përgjigj se nuk ka çfarë të bëjë, nëse dikush mendon me një shpirtngushtësi të tillë. Ai u shpreh se i do të dy vendet, por nuk mund të mohojë prejardhjen e tij, ndërsa premtoi se do të mësojë së shpejti edhe himnin zviceran.

Shtatorin që vjen, do të zhvillohet një ndeshje mes Zvicrës dhe Shqipërisë dhe ekziston tendenca që futbollistët me origjinë shqiptare të mos marrin pjesë në të, për të mos luajtur kundër kombëtares shqiptare. Xhaka sqaroi se në këtë ndeshje ai do të marrë pjesë dhe do të luajë me skuadrën zvicerane të cilës i përket, por në fushën e gjelbër nuk do të këndojë asnjërin himn. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi