Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Plani i FSHF: Kombëtarja luan në Durrës Empty Plani i FSHF: Kombëtarja luan në Durrës

Fri 9 Mar 2012 - 16:29
Plani i FSHF: Kombëtarja luan në Durrës Stadiumi-i-durresit-300x225Në garë edhe stadiumi i Shkodrës, por ka më pak shanse.

Kombëtarja shqiptare me shumë mundësi do t’i luajë në Durrës ndeshjet e ardhshme, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014. Projekti për prishjen e “Qemal Stafës” dhe ndër-timin e stadiumit të ri, kanë detyruar FSHF-në që të gjejë një zgjidhje provizore, por gjithsesi të kushtueshme.
Shqipëria nuk ka asnjë stadium që të përmbushë kriteret e duhura për një ndeshje ndërkombëtare të nivelit të lartë. Disa prej tyre në raste emergjente janë zhvilluar në Shkodër, por edhe ky impiant është shumë i amortizuar dhe për një rikonstruksion të pjesshëm të tijin, sa për t’u futur në kategorinë “i pranueshëm”, do të duheshin shpenzime të konsiderueshme. Burime pranë FSHF-së bënë të ditur se dy stadiumet ku mund të luajë Kombëtarja ndeshjet e saj edicionin e ardhshëm janë ai i Durrësit dhe ai i Shkodrës, me të parin shumë të favorizuar. Arsyeja është e thjeshtë: duhen më pak parà për rikonstruksionin e stadiumit të Teutës se sa të atij të Shkodrës. Megjithatë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, pritet që vendimin ta marrë brenda muajit mars. Sipas kritereve të FIFA-s, një stadium për një ndeshje ndërkombëtare duhet të ketë një kapacitet prej jo më pak se 8 mijë vendesh të ulura. Impianti i Durrësit nuk e përmbush këtë kriter (ka afërisht 6 mijë vende të ulura) dhe për pasojë po mendohet që të pajisen me ndenjëse plastike edhe tribunat prapa portave. Ndërkaq, stadiumi i Shkodrës i përmbush këto kritere, por ka probleme të mëdha me pjesën tjetër të infrastrukturës, ku më kryesorja është tribuna VIP. “Ndeshjet e Kombëtares është mirë që t’i luajmë në Shqipëri, por duke qenë se ‘Qemal Stafa’ do prishet dhe do ndërtohet një impiant i ri, atëherë do të luajmë një stadium tjetër. Jemi në fazën e diskutimeve dhe të shqyrtimit të mundësive mes stadiumit të Teutës dhe të Shkodrës, por këtë do ta shohin me kujdes specialistët e FSHF-së dhe më pas vendimin do ta marrë Komiteti Ekzekutiv”, ka deklaruar Ardian Cani, administratori i “sh.a. Qemal Stafës”. Ndeshja e fundit e Kombëtares e luajtur në Durrës, është Shqipëri-Uzbekistan, 1-0, më 11 gusht 2010
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi