Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Nju Jork, shqiptari xhihadist pranon akuzat për terrorizëm Empty Nju Jork, shqiptari xhihadist pranon akuzat për terrorizëm

Fri 13 Apr 2012 - 12:49
Nju Jork, shqiptari xhihadist pranon akuzat për terrorizëm 53360NJU JORK-Shtetasi shqiptar, Agron Hasbajrami, që jeton në Nju Jork, ka pranuar se është fajtor për akuza për terrorizëm. Ai pohoi se kishte provuar të shkonte në Pakistan për t’u bashkuar me grupet radikale xhihadiste kryengritëse.

Shqiptari me profesion arkitekt pranoi në gjykatën federale madje se i ka mbështetur materialisht terroristët.

Ai do të dënohet me 15 vite burg. I dyshuari Agron Hasbajrami 28 vjec ka rënë dakort që të dëbohet nga SHBA.

Autoritetet thanë se ai ka dërguar më se 1 mijë dollarë në mbështetje të aktiviteteve terroriste në Pakistan dhe Afganistan dhe kishte komunikuar me dikë në Pakistan, që kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur, që ka vrarë ushtarët e Shteteve të Bashkuara.

Plani i shqiptarit ishte zbuluar nëpërmjet mesazheve të dërguara në email një pike kontakti në Pakistan, i cili do të ndihmonte lidhjen e Hasbajramaj me terroristët.
Në mesazhet e shkëmbyera zbulohet dëshira e shtetasit shqiptar për të vdekur si martir.
Agron Hasbajrami u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Kenedit, në Nju Jork, ndërsa po bëhej gati të hypte në avion për në Turqi.

(d.b/BalaknWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi