Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Francë, lirohen 5 të dyshuar për terrorizëm  Empty Francë, lirohen 5 të dyshuar për terrorizëm

Fri 12 Oct 2012 - 9:56
Francë, lirohen 5 të dyshuar për terrorizëm  France-aksioni-polici

Pesë persona të arrestuar në Francë si pjesë e një hetimi për një sulm terrorist ndaj një dyqani hebrenjsh në Paris janë liruar, kanë njoftuar prokurorët lokalë.

Të paktën 12 persona u arrestuan në fundjavë dhe policia deklaroi se kishte të bënte me “një rrjet terrorist jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Ndërkohë, 7 personat e tjerë pritet të shfaqen në gjykatë. Materiale për përgatitjen e bombave u gjetën në një garazh në lagjen periferike Torsi të Parisit natën e së martës.

Ky zbulim erdhi pas një sulmi me grantatë ndaj një dyqani ushqimesh në periferinë tjetër Sarasel, më 19 shtator, ku një person mbeti i plagosur.

Një person i dyshuar për organizimin e sulmit, 33-vjeçari Jeremie Louis Sidney, u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Strasburg ditën e shtunë, në një shkëmbim zjarri me policinë.

I dënuar me burg më parë për trafik droge, kohët e fundit ai ishte konvertuar në Islam. Videot e sekuestruara në apartamentin e tij e tregojnë 33-vjeçarin duke folur për sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, si dhe duke theksuar se këto sulme ishin vetëm fillimi.

Prokurorët e përshkruan atë si “një kriminel” dhe thanë se gjurmët e gishtave të tij ishin gjetur në copat e mbetura të granatës së hedhur në dyqanin në lagjen hebreje të Parisit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi