Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Lirohen 66 aktivistët e Vetëvendosjes Empty Lirohen 66 aktivistët e Vetëvendosjes

Fri 19 Oct 2012 - 9:20
Lirohen 66 aktivistët e Vetëvendosjes PROTESTA--KOSOVE--MBULIM---

Në orët e vona të së mërkurës janë liruar aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të tjerë që protestuan kundër firmosjes së privatizimit të distributorit të energjisë së Kosovës.

Sipas raportimeve të “RTK”, 66 të arrestuarit janë paraqitur para gjykatës për kundra vajtje dhe shumica prej tyre janë dënuar me 450 euro gjobë, ose 30 ditë burgim.

Deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje protestuan gjatë paradites së të mërkurës kundër privatizimit dhe disa prej tyre u arrestuan pasi tentuan të hynin në ambjentet ku do nënshkruhej kontrata.

Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, pasi disa prej tyre kapërcyen rrethojat e selisë së qeverisë.

Pas vendosjes nën kontroll të turmës nga policia, ishin deputetët e lëvizjes Vetëvendosje ata që qëndruan në hyrje të portës kryesore të qeverisë.

Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca kërkuan me ngulm që të hynin në sallën e ceremonisë së nënshkrimit të kontratës.

Por policia e refuzoi kërkesën e tyre dhe pas disa minutash në përpjekje për t'i bindur i nxori ata me dhunë jashtë oborrit të qeverisë. Albin Kurti gjithë këtë ngjarje e përkufizoi me termin “shtet policor”.

Ndërsa Policia e Kosovës, në një deklaratë zyrtare, e quajti protestën një sulm ndaj objekteve shtetërore. Sipas nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë, Naim Rexha, policia u detyrua të përdorte forcën.

Pavarësisht protestës, qeveria e Kosovës firmosi kontratën që parashikon kalimin e KEDS-it konsorciumit “Çalik & Limak”, i cili kishte ofruar mbi 26 milionë euro dhe ka premtuar investimin e 300 milionëve në 15 vitet e ardhshme.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi