Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Kosovë, bie mocioni i Vetëvendosjes Empty Kosovë, bie mocioni i Vetëvendosjes

Thu 11 Oct 2012 - 15:48
Kuvendi i Kosovës ka hedhur poshtë me shumicë votash mocionin e lëvizjes Vetëvendosje, të mbështetur nga partitë e tjera të opozitës, për ndaljen e proçesit të privatizimit.
Kosovë, bie mocioni i Vetëvendosjes Qpmhkz
Sipas raportimeve të “REL”, mocioni i partisë së dytë më të madhe të opozitës është rrëzuar me 53 vota kundër, 45 pro dhe 3 abstenim.

Seanca parlamentare filloi me debate e polemika mes deputetit Visar Ymeri, parashtrues i mocionit dhe krerëve të PDK-së, Adem Grabovci dhe Hajredin Kuçi në lidhje me proçedurat.

Ngatërrimi i tyre erdhi si pasojë e vendosjes në rend të ditës të mocionit për ndërprerjen e procesit të privatizimit dhe rezolutës së shumicës për vazhdimin e këtij proçesi.

Por në fund u vendos që të kalohej për votim vetëm mocioni i opozitës, pasi rezoluta e partisë në pushtet rezultonte e panevojshme, bën të ditur “REL”.

Me votimin e së enjtes, proçesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike, Postë Telekomit të Kosovës dhe sistemit të shpërndarjes së KEK-ut, mund të vijojë.

Ndërkohë, media të tjera kosovare njoftojnë se gjatë votimit, AAK abstenoi ndërsa eksponentët kryesorë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi votuan pro-mocionit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe më pas partitë e tjera të opozitës e kundërshtuan këtë proçes me argumentet se privatizimet do të lënë të papunë punëtorët kosovarë dhe do të monopolizojnë tregun kosovar. /T.Ch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi