Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulimi i fundit shkencor, “Vellai jone gorilla” Empty Zbulimi i fundit shkencor, “Vellai jone gorilla”

Fri 13 Apr 2012 - 19:25
Zbulimi i fundit shkencor, “Vellai jone gorilla” Gorilla-kamilahShkencetaret britanik nga “Wellcome Trust Sanger Institutes” mbeten te mrekulluar. Ata lexuan mijera sekuenca dhe mbeten gojehapur, kur pane ngjashmerine mes njeriut dhe gorilles. U deshifrua gjeromi i nje gorille femerore, qe jeton ne rrafshina dhe quhet “Kamilah”.

Pas leximit teresor te gjenomit te gorilles, u rrezua bindja e deritanishme, se gorilla nuk ka ngjashmeri me njeriun. Me gjithe kete, shimpanza dhe orangutang mbetet me tej si me te perafert me homo sapiensin. Shtypi gjerman ben te njohur kete zbulim, duke iu qasur revistes profesionale britanike “Nature”.

Per shkencetaret ky fakt ishte shume i rendesishem, sepse nepermjet saj, mund te fiksohej edhe koha, kur gjate evolucionit, paraardhesit tane, u ndane nga familja. Ajo ishte epoka kur kishte ndodhur ndarja e madhe e homo sapiensit nga majmunet/ primatet.

Bashkautori i ketij zbulimi, Chris Tyler-Smith, thote se ky zbulim ishte tejet i rendesishem, sepse te gorilla jane gjetur ngjashmeri me njeriun gjate evolucionit. “Te degjuarit” ka ndjekur procesin e njejte si tek njeriu.

Deri para ketij zbulimi, qe besuar se zhvillimi i shpejte i te degjuarit tek njeriu, kishte ndodhur per shkak te folurit. Mirepo, edhe pse gorillat nuk flasin, te te degjuarit eshte zhvilluar po aq shpejte, si edhe tek njeriu. Pervec kesaj, shkencetaret konstatuan, duke u bazuar ne gjene, se shqisa e prekshmerise (tatile), te te degjuarit dhe e trurit kane pesuar nje zhvillim te shpejte, por me i theksuar ishte tek njeriu dhe gorilla.

Sipas te dhenave te fundit, duke u bazuar ne gjenet e lexuara dhe te krahasuara ne mes tyre, ndarja gjenetike ne mes njeriut dhe shimpanzes ka ndodhur para 6 milion vjeteve, kurse nga gorilla, para 10 milion vjeteve, ndersa ndarja nga gorillat perendimore dhe lindore, qe jetojne ne rrafshina, ka ndodhur para 1,7 milion vjeteve.

Sido qe te jete, mbetet e pakontestuar afria e madhe e homo sapiensit me shimpanzen. Pesembedhjete per qind e gjenomit te njeriut eshte me i perafert me gorillen, se sa me shipanzen dhe 15 per qind e gjenomit te shimpanzes, eshte me i perafert me ate te gorilles, se sa te njeriut.

Ngjashmeria e sekuencave gjenetike ne mes njeriut dhe shimpanzes eshte 70 per qind. Gorillat dhe shimpanzet jetojne ne Afriken Qendrore dhe perfshihen ne grupin me emrin “Hominidae”. Pesha e trurit tek njeriu eshte mesatarisht 1350 gram, tek primatet homindae: orangutang 400, shimpanzea 400 dhe makake 100. (Naser Aliu/Infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi