Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Veproni me të gjitha forcat në veri Empty Veproni me të gjitha forcat në veri

Sat 14 Apr 2012 - 14:13
e Shtunë, 14 Prill 2012 09:00

















Veproni me të gjitha forcat në veri Rexhepi_maxhuni_330_230







Komisioni parlamentar për punë të brendshme dhe siguri i kërkoi
qeverisë dhe policisë që të veprojë me të gjitha mjetet kushtetuese dhe
ligjore për të vendosur rendin dhe ligjin në veri. Anëtarët e komisionit
kritikuan posaçërisht Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kërkuan që
ministri Bajram Rexhepi dhe drejtori i policisë, Shpend Maxhuni, të
raportojnë brenda dy javësh në këtë komision.


Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit dhe drejtorit të
përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhunit, i janë bërë shtatë
rekomandime nga Komisioni parlamentar për punë të brendshme dhe siguri
për vendosjen e ligjit dhe krijimin e sigurisë në veri, raporton Radio
Kosova.

Pas 15 ditësh, Rexhepi e Maxhuni duhet të raportojnë para komisionit
për masat që kanë ndërmarrë. Rekomandimet përfshijnë vlerësimin e
situatës atje dhe veprimin me të gjitha mjetet kushtetuese dhe ligjore
për vënien e rendit dhe ligjit, funksionalizimin e institucioneve për
mbrojtjen e rendit kushtetues, ndërmarrjen e masave të nevojshme për
mbrojtjen e jetës, lëvizjes së lirë dhe pronës së qytetarëve, rritjen e
bashkëpunimit të mekanizmave përgjegjës për sigurinë në Kosovë dhe
mbështetjen e organeve lokale të sigurisë në Mitrovicë.

Kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi, kërkoi nga institucionet
përgjegjëse që të bëjnë më shumë në këtë drejtim. “Është përgjegjësi
primare e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Kosovës që të kryejnë
mandatin e vet që të vendosin sundimin e rendit dhe ligjit”, tha Isufi.

Rekomandimet u mbështetën nga të gjithë anëtarët e komisionit, përveç
përfaqësuesit serb Goran Marinkoviq, i cili kërkoi që të përçohet një
tjetër mesazh nëpërmjet këtyre rekomandimeve.

“Mendoj se porositë në këtë rast nuk duhet të dërgohen në atë mënyrë
që do të na duhej ta thërrasim policinë që të intervenojë, por mendoj se
duhet të investojmë sa më shumë vullnet politik dhe në atë mënyrë t’i
zvogëlojmë tensionet, të cilat kanë lindur atje”, tha ai. Përfaqësuesi i
Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, krtitikoi sërish Ministrinë e
Brendshme.

“Ministria e Punëve të Brendshme, në këtë rast qoftë edhe ministri
nuk e ka kryer punën e vet dhe ndoshta nuk i ka kontribuuar një situate
tjetër, që do ishte normalizimi i gjendjes, por e ka bërë të kundërten”,
tha Selimi./zeri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi