Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Forcat e Armatosura të Kosovës Empty Forcat e Armatosura të Kosovës

Sun 4 May 2014 - 20:21


Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke e pritur nën ethe vendimin politik për të ardhmen e tyre. Ata shpresojnë që deputetët kosovarë të votojnë të hënën pro transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

Ushtarakët e rinj të Kosovës tashmë i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga NATO, për t’u bërë një ushtri e barabartë me ato të vendeve të tjera. Çdo mëngjes në kazermat ku janë të vendosur, ushtarët kosovarë bëjnë ritet e ushtrisë, trajnimet si dhe kryejnë operacione testuese, për të qenë të gatshëm për çfarëdo situate.

Pjesëtarët e njësiteve të ndryshme, gjatë gjithë ditës kryejnë aksione dhe ushtrime të ndryshme përreth ambienteve të kazermës. Shefi i Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, nënkolonel Jeton Dreshaj, ka thënë për Top Channel se FSK është e gatshme me të gjitha kapacitetet që të kryejë edhe zyrtarisht detyrën e ushtrisë.

"Është shumë me rëndësi që pritshmëritë tona, puna jonë profesionale që 15 vjet, shpresojmë që do të kurorëzohet të hënën me transformimin apo me amendimin e Kushtetutës për kthimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës", thotë nënkolonel Dreshaj.

Ambientet ku ushtarët qëndrojnë janë ndërtuar nga kontigjenti i ushtrisë spanjolle që ishin në Kosovë si pjesë e KFOR-it. Sipas nënkolonelit Dreshaj, trupat e FSK-së janë përgatitur për ushtri edhe falë bashkëpunimeve me ushtritë e vendeve tjera.

"Siç dihet, ne kemi arritur kapacitetet tona ushtarake. Edhe pse i kemi arritur këto kapacitete ne nuk jemi ndalur, kemi punuar. Kemi një gatishmëri të lartë. Të gjitha aktivitetet trajnuese, aktivitetet në bashkëpunim edhe me shtetet tjera, sidomos me SHBA-të, në përgatitje të marrjes së misionit të ri dhe detyrave të reja", thotë ai.

Sipas nënkolonelit Dreshaj, në këtë kazermë ka pjesëtarë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe bashkëpunimi mes ushtarëve, sipas tij, është i shkëlqyer.

Nëse deputetë votojnë pro këtij transformimi, Kosovës i hapet rruga për avancim drejt integrimit në NATO si dhe në misione paqeruajtëse. FAK do të ketë 8 mijë ushtarë, prej tyre, 5 mijë aktivë, 3 mijë rezervë. Operacionalizimi i plotë i FAK-ut, sipas planit, përmbyllet më 2024. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi