Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zëvendësonte spermën e dhuruesve më të tijën, sot ka rreth 600 fëmijë Empty Zëvendësonte spermën e dhuruesve më të tijën, sot ka rreth 600 fëmijë

Sun 15 Apr 2012 - 2:26
Zëvendësonte spermën e dhuruesve më të tijën, sot ka rreth 600 fëmijë Bertold-WiesnerGjinekologu Bertold Wiesner mund të jetë njëriu që ka më shumë fëmijë se askush tjetër në botë, rreth 600 pasardhës. Sipas prestigjiozes britanike The Telegraph ai ka abuzuar me gratë që që kërkonin një lindje përmes farëzimit artificial duke përdorur spermën e tij në vend të asaj të dhuruesve. Midis fillimit të viteve ’40 deri në mesin e viteve ’60 pikërisht në periudhën kur nisi të përdorej për herë të parë praktika e fertilizimit artificial, rreth 1500 gra kanë shkuar në klinikën e tij për tu bërë nëna. Duket se mjeku shfrytëzonte kontratën që përcaktonte që nëna e ardhshme nuk ka të drejtë të njohë identetin e dhuruesit të spermës, por mund të përzgjedhë më përpara disa karakteristika.

Ndërkohë dy të dyshuar si fëmijë të Wiesner , Barry Stevens dhe David Gollancz iu nështruan analizave dhe rezultuan se janë vëllezër nga babai. Por edhe 12 prej 18 të tjerëve që pranuan të testohen zbuluan se kanë të njëjtin baba biologjik. Kjo është prova e qartë që në shumicën e rasteve nuk përdorej sperma e dhuruesve, por e vetë gjinekologut. “Bëhet fjalë për një abuzim madhor. Duke llogaritur numrin e binjakëve dhe dështimeve, midis 1 500 pacienteve që iu nënshtruan farëzimit artificial, vlerësoj se Ëiesner është baba i 300-600 fëmijëve”, shprehet Gollancz, tani 59 vjecar, për babanë e tij biologjik që ka vdekur që prej 1972.

Nëse kjo vërtetohet, atehere ai ka thyer rekordin e mëparshëm, që mbahet nga një dhurues sperme amerikan që ka 150 femijë duke hyrë njëkohësihst edhe në librin e rekordeve Guines.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi