Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Problemet Me Dhëmbët, Pse Duhet Kontroll Çdo 6 Muaj” Empty “Problemet Me Dhëmbët, Pse Duhet Kontroll Çdo 6 Muaj”

Sun 15 Apr 2012 - 3:52
“Problemet Me Dhëmbët, Pse Duhet Kontroll Çdo 6 Muaj” Intervista-flet-mjekja-stomatologe-Giuseppina-Lagna.Higjienë e ulët e gojës dhe pak kujdes për dhëmbët. Shqiptarët shkojnë te dentisti atëherë kur situata është rënduar, ndërkohë që problemi mund të ishte shmangur që në fazat fillestare.

Shumëkush neglizhon edhe për shkak të gjendjes ekonomike. Përballë kësaj situate, për herë të parë në vendin tonë do të ofrohen vizita dhe konsulta falas për të gjithë qytetarët e Tiranës. Shërbimi “Free Dental Check Up” (Kontroll i plotë falas i dhëmbëve) do të ofrohet nga fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në intervistën e saj për gazetën, mjekja ortodonte italiane, Giuseppina Lagna, sqaron çfarë është ky lloj kontrolli dhe ku do të ofrohet.
Mund të na thoni në çfarë konsiston shërbimi “Free Dental Check Up” (kontrolli falas i dhëmbëve)?
Bëhet fjalë për një shërbim stomatologjik aktiv, i cili nga muaji prill do të ofrojë mundësinë e kryerjes së vizitave falas për qytetarët.
Ku do të kryhen këto vizita?
Këto vizita do të kryhen në klinikën brenda poliambulancës “ At Luigi Monti” e fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, që ndodhet në qendër të Tiranës te Rruga e Kavajës. Aktive që prej vitit 1995, poliambulanca është struktura e parë mjekësore private në Shqipëri. Në ambientet e saj kryhen vizita mjekësore të specialiteteve të ndryshme, që nga alergologjia, dermatologjia, endokrinologjia, ORL kardiologjia, kardiologjia pediatrie, reumatologjia, nefrologjia, okulistika, neurologjia dhe gjinekologjia. Ka edhe një laborator analizash klinike dhe një qendër radiologjie me një kapacitet prej 50.000 vizitash në vit.
Nga kush kryhet shërbimi “Free Dental Check Up”?
Check up kryhet nga të diplomuar në stomatologji dhe proteza dentare, të cilët tashmë kanë nisur të ushtrojnë profesionin e tyre. Po kështu, në disa raste vizitat kryhen edhe nga akademikët që janë pjesë e strukturës universitare, të cilët, të diplomuar dhe specializuar në Itali, kanë sjellë prej vitesh në Tiranë eksperiencën dhe kompetencën e tyre si në mësimdhënie, ashtu edhe në aspektin klinik fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”, në vartësi të cilit është edhe poliambulanca, është një ent jofitimprurës i ngritur në vitin 1993 mbi bazën e ligjit shqiptar. Misioni kryesor i këtij fondacionin është formimi i të rinjve dhe trajtimi i pacientëve. Formimi i të rinjve realizohet në brendësi të katedrës universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” me fakultete të ndryshme, duke ofruar degë të ndryshme studimi universitare, por edhe pasuniversitare, siç janë masterat e nivelit të parë dhe të dytë. Kurimi dhe trajtimi i personave realizohet në tri qendra shëndetësore. Përkatësisht në poliambulancën “Padre Luigi Monti”, klinikën stomatologjike universitare dhe qendrën e fizioterapisë e mjekësisë sportive.
Çfarë është ky check up(kontroll dentar)?
Kontrolli i plotë i gojës është absolutisht falas. Më duhet të saktësoj se gjatë vizitës çdo pacienti i ekzaminohet gjendja në të cilën ai ka shëndetin oral dhe i tregohen të gjitha mundësitë për trajtime të ndryshme terapeutike, nëse ka nevojë. Kush ka dëshirë të bëjë një vizitë pa paguar asnjë tarifë, do të gjejë personel të kualifikuar dhe të disponueshëm të ofrojë të gjitha indikacionet dhe shpjegimet për të cilat pacientët kanë nevojë.
Për çfarë duhet në përgjithësi vizita stomatologjike?
Kjo lloj vizite është një akt mjekësor i karakterit klinik që lejon të shohësh gjendjen e dhëmbëve, aparatet dentare dhe gjithë shëndetin oral të një individi. Gjithashtu të lejon të vlerësosh vlerën dhe masën në të cilën mbahet një higjienë e gojës në shtëpi nga qytetarët.
Një herë në sa kohë duhet bërë kjo lloj vizite?
Kjo vizitë duhet bërë çdo gjashtë muaj për të evituar çdo lloj problemi edhe të natyrës më të thjeshtë, të cilët kalojnë pa u vënë re në një fazë fillestare, por me pas bëhen burim i komplikacioneve në shumë raste edhe të pakthyeshme, si për shembull, inflamacionet në pjesën vitale të dhëmbëve që çojnë në prishjen e plotë të tyre.
Cila është mosha e nevojshme për t’i bërë një vizitë te dentisti një fëmije?
Vizita e parë te mjekët stomatologë këshillohet rreth moshës 5 vjeç. Vetëm në këtë moshë fëmija ka një strukturë gati të plotë dentare të dhëmbëve të qumështit.
Cilat janë komplikacionet që mund të shkaktohen nga moskryerja e vizitave gjatë moshës së zhvillimit të fëmijëve?
S’ka dyshim se mungesa e parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve orale ndikon seriozisht shëndetin e individëve. Humbja e pjesshme ose totale e një dhëmbi është e pakthyeshëm, dhe si e tillë është një situatë që duhet të shmanget.
Si mund të parandalojmë problemet me dhëmbët?
Parandalimi i vërtetë realizohet që në fëmijëri. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që fëmijët t’u nënshtrohen kontrolleve të rregullta gjatë rritjes për të parë gjendjen e çdo dhëmbi deri në zhvillimin e nofullës. Këto quhen parandalimi parësor dhe dytësor. Por, edhe në moshë të rritur kryerja e vizitave të shpeshta te mjekët stomatologë mund të çojë në parandalimin e një sëmundjeje të gojës, e cila mund të shkaktojë një sërë komplikacionesh.
Pse e cilësoni të rëndësishëm aktivizimin e këtij lloj shërbimi në Tiranë?
Nga një studim epidemiologjik që kemi kryer në shkollat publike të Tiranës dhe në periferi të saj, ku janë përfshirë 2617 nxënës të moshës 7 deri në 15 vjeç, është e domosdoshme nevoja e një fushate parandaluese në një shkallë të madhe. Nga të dhënat rezultoi se rreth 41.2% e nxënësve të klasave të 4-5-ta kishin probleme të mëdha me dhëmbët. Këto të dhëna, në mënyrë të konsiderueshme më të larta se vendet e tjera europiane, tregojnë qartë se ka nevojë reale për të zbatuar një program për parandalimin në territorin e Tiranës, dhe në këtë kuptim vizita është hapi i parë thelbësor për të filluar për të folur në lidhje me parandalimin dhe shëndetin e mirë në gojë.

Fëmijët dhe adoleshentet
Nga të dhënat e studimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ka rezultuar se vetëm 7% e fëmijëve nga mosha 12-18 vjeç kontrollojnë dhëmbët njëherë në 6 muaj, ndërsa 53% e tyre konsumojnë më shumë së dy herë në ditë armikun kryesor të dhëmbëve, ëmbëlsirat. Pjesa më e madhe e fëmijëve të moshave 12-13 vjeç kanë më shumë se tre dhëmbë të prishur, ndërsa tek adoleshentët e moshës 18 vjeç, numri i dhëmbëve të prishur shkon në 6. Niveli i sëmundshmërisë së aparatit të gojës është më i lartë në zonat rurale, ku kontrolli te dentisti quhet akoma shërbim luksi. Kështu, vetëm 40% e fëmijëve dhe adoleshentëve të moshave nga 12-18 vjeç përdorin furçën e dhëmbëve.

Fluori dhe pijet me gaz
Sipas mjekëve stomatologë, përveç mungesës së higjienës sanitare, një tjetër faktor i prishjes së dhëmbëve te fëmijët është edhe konsumi në sasi të madhe i pijeve me gaz, të cilat përmbajnë acid citrik, që shkakton gërryerje të dhëmbëve. Ndërsa lidhur me përdorimin e elementeve të rëndësishëm për forcimin e zmaltit të dhëmbëve, si kalciumi apo fluori, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë. Vetëm 3% e fëmijëve përdorin fluorin pas moshës 1 vjeç, pasi prindërve u mungon informacioni i duhur për rëndësinë e këtij elementi. Gjithashtu, edhe në nivel popullate shqiptarët kanë 3 herë më shumë dhëmbë të dëmtuar se europianët. Mesatarisht tek ne çdo personi i takon të ketë 4 dhëmbë të prishur, të hequr ose të mbushur në gojën e tij. Ndërsa në Europë treguesit janë 1.2, pra rreth 3 herë më të ulët. Në zonat rurale situata është më problematike. Kjo pasi në këto zona, përveç mungesës së ndërgjegjësimit, shërbimi i stomatologëve ose mungon, ose nuk plotëson kushtet e higjienës sanitare, duke u bërë kështu shkas për marrjen e një sërë infeksionesh. Disa herë kanë qenë vetë mjekët që kanë ngritur alarmin për këtë fenomen. Risku është i lartë edhe për sëmundje të rrezikshme, si hepatiti B dhe C, apo edhe virusi HIV. Nga kontrollet e Inspektoratit të Stomatologjisë ka rezultuar se mjetet e punës nuk sterilizohen siç duhet dhe ende përdoren metodat e përpara 20 vjetëve. Sipas specialistëve të shërbimit të stomatologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë, duhet të merren të gjitha masat që të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e higjienës së gojës.

Studimi: Shqiptarët, 3 herë më shumë dhëmbë të prishur se BE
Shqiptaret qëndrojnë indiferentë ndaj aparatit të gojës. Nga kequshqyerja, mungesa e higjienës dhe mosvajtja tek mjeku, bën që shqiptarët të vuajnë më shumë se kushdo tjetër nga plakja e hershme e dhëmbëve. Një personi mesatarisht i takon të ketë deri në 4 dhëmbë të prishur, hequr ose mbushur në gojën e tij, ndërkohë që në vendet e tjera të Europës kjo shifër është 1.2 dhëmbë, që mund të kenë probleme. Stomatologet ngrenë shqetësimin për një ushqim të kontrolluar dhe vizitat tek dentisti. Rreth 60 për qind e shqiptarëve kanë probleme me dhëmbët dhe mesatarisht, sipas studimeve, çdo njëri prej tyre ka tre dhëmbë të prishur. Këto shifra shqetësuese janë bërë të ditura pak kohë më parë nga në Autoritetit Shëndetësor Rajonal. Sipas specialistëve, shqiptarët i drejtohen dentist vetëm kur kanë probleme me dhëmbët dhe prishja ka avancuar. Disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjen e dhëmbëve janë mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja etj. Kujdesi për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, sipas stomatologëve, duhet të fillojë që në moshë të vogël.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi