Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jam mashkull dhe i lyej thonjtë Empty Jam mashkull dhe i lyej thonjtë

Mon 16 Apr 2012 - 15:20
Emanuela SakoGjithmonë e më tepër meshkujt po priren drejt kurimit të imazhit, duke u prezamtuar sa më tërheqës. Dëshira për të pasur një paraqitje të bukur dhe tendenca për t’iu drejtuar qendrave estetike, tashmë nuk u përket vetëm femrave. Tanimë meshkujt janë ndër klientët më të shpeshtë të këtyre qendrave. Ervis Hoxha është një ndër meshkujt që kërkon gjithmonë të kapë tendencat e reja, duke treguar një kujdes të veçantë për pamjen e jashtme. Ai drejtohet në qendrat estetike për të bërë trajtim të thonjve të këmbëve dhe duarve. Erisi shprehet se ka dëshirë të ketë duar dhe këmbë të rregullta, nga ana estetike. Për të paraqitja e jashtme dhe pozitiviteti që transmeton tek të tjerët janë një element i rëndësishëm për një mashkull.

Ai rrëfen se femrat i pëlqejnë meshkujt që tregojnë kujdes për veten. “Kam rreth një vit që kam filluar kujdesin ndaj thonjve, ose siç quhet ndryshe, manikyr dhe pedikyr. Ashtu si femrat edhe meshkujt, duhet të kujdesen për veten në disa detaje. Mund të them që është shumë e rëndësishme të kesh duar dhe këmbë të kuruara bukur. Ka mjaft persona që mendojnë se kujdesi për veten u përket vetëm femrave, por unë mendoj të kundërtën, pasi edhe meshkujt duhet të tregojnë një paraqitje tërheqëse dhe për të qenë sa më afër tendencave të fundit të modës. Mendoj se paragjykimet janë një gjë e tejkaluar. Është tjetër gjë të lyesh thonjtë me ngjyra të ndryshme, apo të kërkosh një pamje femre dhe tjetër gjë që të jesh një mashkull i kujdesshëm ndaj detajeve të pamjes së jashtme”,- shprehet Erisi.

Ai tregon se këtë trajtim duhet ta bëjë shumica e meshkujve, pasi kujdesi ndaj vetes është shprehje e një personaliteti të rregullt dhe të kuruar. Estetistja Gera Guci, shprehet se në sallonin e saj, “Byzart” pranë Komunës së Parisit, ka shumë klientë meshkuj që bëjnë trajtim thonjsh. Ajo sqaron se meshkujt kanë filluar të kenë më tepër kujdes për pamjen fizike. Madje klientët meshkuj janë pothuajse të barabartë në numër me ato femra. Sipas saj, kjo vjen sepse në këtë zonë të re të Tiranës, njerëzit janë të prirur të tregohen sa më qytetar dhe ta paraqesiin veten me një prezencë të adhurueshme për veten dhe të tjerët. Ajo shpjegon se ka meshkuj që ngurojnë për shkak të paragjykimeve, madje edhe pse shkojnë për të bërë trajtimin e thonjve nuk duan t’u tregojnë të tjerëve.

Kjo ndodh sepse ata mund të ndihen të paragjykuar, por ka mjaft të tjerë që nuk duan t’ia dinë për paragjykimet e të tjerëve. Estetistja Guci shprehet se moshat që kërkojnë të trajtohen u përkasin moshave të reja. Kryesisht moshat që frekuentojnë më tepër qendrat estetike i përkasin moshave 20 deri në 45 vjeç. Kjo është kategoria që ndjek më tepër modën në përgjithësi. “Moshat janë nga më të ndryshmet, por ata që kërkojnë më tepër të trajtohen janë moshat 20 deri në 45 vjeç. Kjo është mosha më kulminante e meshkujve, që në përgjithësi prekin më tepër tendencat më të reja të modës. Këto mosha kërkojnë të vishen më bukur, kërkojnë të kenë stile flokësh më moderne, apo të kryejnë trajtime të ndryshme të trupit.

Kujdesi ndaj thonjve të këmbëve dhe duarve, zë një vend të rëndësishëm në trajtimin e detajeve të trupit. Pas paraqitjes së fytyrës, duart janë prezamtimi i parë i një personi. Prandaj dhe kujdesi ndaj tyre është kthyer në një mani për meshkujt”, – shprehet Gera Guci. Ardhja e pranverës dhe ekspozimi më i madh i duarve dhe këmbëve bën që nëpër qendrat e trajtimit të manikyrit dhe pedikyrit, të ketë fluks kërkesash. Çdo ditë vijnë klientë të rinj që kërkojnë të bëjnë trajtime specifike të duarëve dhe këmbëve. Në trajtimin e tyre, për pastrimin dhe rregullimin e formës së thonjve, përfshihet edhe masazhi i këmbëve dhe duarve, që çliron dhe qarkullimin e gjakut, si dhe përmirëson lëkurën.



Thonjtë, ja çfarë bëjnë meshkujt

Tani që edhe meshkujt preferojnë të jenë në qendër të vëmendjes për paraqitjen e tyre, të gjithë duhet të dinë se çfarë procesesh duhet të kryejnë në qendrat e trajtimit të thonjve të duarve dhe këmbëve. Estetistët shprehen se “thonjtë e rregullt i japin pamje joshëse gjithë dorës”. Një mashkull në qendrat estetike trajton thonjtë, duket hequr cipën e papastër dhe të parregullit, nëpërmjet limimit. Më pas u jepet formë të gjithë thonjve të dorës në mënyrë që të gjithë të jenë unikë në gjatësi, ngjyrë dhe formë. Pas përfundimit të këtij procesi vendoset një manikyr forcues në ngjyrë të tejdukshme. Mbi të u vendoset një ngjyrë e lehtë natyrale e thonjve, që të tregohet një dorë sa më e paraqitshme. Kjo ngjyrë i bën thonjtë që të duken të lëmuar, të tregojnë finesë dhe forcë karakteri të një mashkulli që kujdeset për veten. Manikyri dhe pedikyri janë të domosdoshme, pasi këmbët tona kanë qenë të mbyllura brenda kepucëve për një kohë të gjatë në sezonin e dimrit.



Ardita Selfo: “Meshkujt, heqin vetullat dhe krehin flokët”

Meshkujt janë të prirur gjithmonë e më tepër të kujdesen për paraqitjen e jashtme deri në detaje. Parukieret shprehen se kohët e fundit meshkujt duan që të kenë një personalitet prej mashkulli ideal, për të paraqitur një personalitet tërheqës për këdo. Ardita Selfo shprehet se në 8 vite të punës së saj si parukiere, 3 vitet e fundit meshkujt janë bërë më të prekshëm ndaj këtyre detajeve. Sipas saj, kjo vjen se tani edhe meshkujt duhet të kenë një imazh tërheqës për një femër.

Ardita thotë se nga eksperienca e saj se janë vetë femrat që i kërkojnë këto ndryshime. Ajo shpjegon se këtu nuk bëhet fjalë për ta tepëruar me ndërhyrjet estetike, pasi meshkujt heqin vetullat kur ato janë tepër të bashkuara dhe shumë të trasha. Gjithashtu, ata krehin flokët në modele të ndryshme dhe i bëjnë me gjel. Gjëra që në pamjen e jashtme duken tepër natyrale. Këtu nuk bëhet fjalë për tepërime, apo meshkujt të marrin një paraqitje femërore, por për një mashkull që me këto ndërhyrje kërkojnë të plotësojnë personalitetin. Sot meshkujt kërkojnë të jenë sa më joshës edhe nëpërmjet pamjes së jashtme të kuruar”,- shprehet Ardita Selfo. shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi