Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pritet Jolie me gjak dhe mjaltë Empty Pritet Jolie me gjak dhe mjaltë

Mon 16 Apr 2012 - 15:34
Pritet Jolie me gjak dhe mjaltë 84955_gal-300x129Valeria Dedaj

“Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” (In the Land of Blood and Honey) është premiera e filmit të aktores hollivudiane Angelina Jolie, i cili do të shfaqet në kinema Imperial në fund të këtij muaj. Fabula e filmit flet për luftën e Bosnjës (1992 – 1995). E cila ende pas 20 vjetësh konsiderohet si konflikti më vdekjeprurës në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Lufta që filloji në prill të 1992 për shkak të shpërbërjes së Bosnjës nga Jugosllavia zgjati katër vjetë. Gjatë kësaj kohe pothuajse gjysma e popullsisë u detyrua të braktisë shtëpitë, ndërsa mbi 100 000 mijë persona u vranë. Vetëm në Sarajev ishin 11 541 vetë që humbën jetën. Për këtë aktorja ka preferuar që nisjen e karrierës së saj si regjisore ta bënte me një temë, ku në qendër kishte luftën e Bonje Hecergovinës. Është dashuria e një myslimaneje nga Bosnja me një oficer të policisë Serbe ngjarja që do të jetë në qendër të filmit. Danijel (Goran Kostiç) është polici që bie në dashuri me Ajla (Zana Marjanovic) një grua myslimane e cila është e burgosura e tij. Marrëdhënia e tyre filloi në një klub vallëzimi, por një sulm me bombë ndryshoi gjithçka papritur. Ai përdor pozitën e tij në kamp për të mbrojtur Ajlan dhe i vë asaj si detyrë të tërheq portretet e udhëheqësve të kampit. Aktorët përcjellin dhimbjen si mesazhin kryesor të filmit. Linja e vazhdueshme e katrahurës psikologjike është pjesa me e fortë e filmit, sepse dy personazhet pavarësisht se janë të dashuruar ata janë dhe mosbesues ndaj njëri tjetrit. Në momente të caktuara të filmit duket sikur urrehen, por në këtë mënyrë portretizohet më qartë efekti i konfliktit dhe tmerri i luftës. Filmi përqendrohet dhe tek përdhunimi si një nga pasojat më dramatike të luftës. Një trajektore gjithsesi e dëgjuar në historitë e konflikteve, por e koncentruar tek detajet etnike dhe psikologjike të banorëve të Bosnjës. Pavarësisht se dhjetë minutat paraprake të dashurisë, seksit, mosbesimit dhe kërcënimit kishin çoroditur logjikën e të dyve, ushtari serb i drejtohet të dashurës së tij myslimanes boshnjake duke i thënë “Përse nuk ke lindur serbe ?” Aty materializohet ideja se në shumë raste, trimëria, dashuria ,urrejtja, apo dhe identiteti janë konstruksione shoqërore që mund të jenë tërësisht joracionale. Kur personazhet e shohin vetveten në mes të detyrimit dhe dëshirave, në mes të asaj çka ata në të vërtetë janë dhe se çfarë konstruksionet shoqërore të asaj kohe u kërkonin atyre se si duhet të ishin. Filmi preku atë që ishte shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë në fillim të viteve ’90 dhe ndalet në rolin e Serbisë mbi spastrimit etnik. Për këtë zhurma nacionaliste për filmin e artistes Angelina Jolies ishte e madhe. Mediat në të gjithë botën kanë raportuar gjithçka që shkruhet mbi këtë film. Disa kanë zgjedhur rrugën e kritikës personale ndaj artistes ndërsa disa të tjera kanë shmangur kritikat personale dhe janë drejtuar tek kritikat e historisë në tërësi duke i cilësuar ngjarjet e prekura si të cekëta. Zëra të njohur të kritikës serbe kanë thënë se filmi i Jolies për kohën e luftës dhe dashuria në mes të një gruaje myslimane dhe një oficeri të armatës serbe në mënyrë të padrejtë i denigron serbët etnikë dhe direkt e bën atë një film me perspektivë anti-serbe, për këtë distributori i filmit në Republikën Serbe Vladimir Ljevar ka thënë se, “nuk do ta shfaqin filmin, pasi aty serbët portretizohen të dhunshëm”. “In the Land of Blood and Honey” ishte i nominuar për Golden Globe për Filmin më të mirë të huaj.

Pritet Jolie me gjak dhe mjaltë 84956_gal-300x148
Media serbe pro dhe kundër filmit të Jolie

Premiera e këtij filmi në serbi është pritur me shumë negaivitet. Prsh.regjisori serb, Emir Kosturica në një intervistë për gazetën Blic të Beogradit ka thënë se, :” filmi i krijuar nga Jolie nuk është asgjë më shumë se ajo që është në thelb, propaganda e Hollyvood-it për këtë çështje”.

Aktori serb, Dragan Bjelogrlic shkruan në këtë gazetë se, “ interpretimi i ngjarjeve nga Jolie është sipërfaqësor madje ajoe ka shkruar skenarin e filmit për gjysmë ore”.

Producenti serb, Zeljko Mitrovic ka thënë,:”unë kisha simpati të madhe për Angelina Jolie dhe punën e saj, por shikoj se ajo është shumë paragjykuese ndaj djemve serb”.

Ndërsa regjisori serb Stevan Filipovic, i filmit “Sisanje” flet për kontraversitetin e të drejtave të serbëve,: Ai thotë se, : “ sulmet ndaj Jolie dhe filmit të saj vazhdojnë dhe janë në një vijë me nacionalizmin dhe radikalizmin serb”.
Pritet Jolie me gjak dhe mjaltë 84958_gal-300x139
Mediat shqiptare

Për publikun kosovar kompania “Genci” e specializuar për shfaqjen dhe distribuimin e filmave, ka mbërritur ta sigurojë të drejtën për ta dhënë filmin e Angelina Jolie-s si regjisore, Miradie Vllahiu, menaxhere e Kompanisë “Genci” që filmat i shfaqë në Kinemanë “ABC” të Prishtinës, ka bërë me dije për “Kohën Ditore” se kjo kompani filmike ka siguruar filmin e Jolie-s, por po tenton që të merret vesh me aktoren edhe për ardhjen e saj në premierën kosovare. Ndërsa administratori i kinemasë imperial në Tiranë, Gjergj Gjoshi thotë,: “Në shqipëri ky film vjen nën bashkëpunimin e kinemasë me distributorin Imdis”. Zgjatë127min, me substrat shqip, viti 2012.

The Guardian

Aktorja e cila preferoi që nisjen e karrierës së saj si regjisore ta bënte me një temë, ku në qendër kishte luftën e Bonjes. Në gazetën britanike The Guardian Ka deklaruar se nuk do të jetë në premierën e filmit që ishte parashikuar në Beograd.

Angelina Jolie, “Tema e filmit është universale”

Në konferencën që mbajti në 15 shkurt në Sarajev, Angelina Jolie u është përgjigjur akuzave të palës serbe që e kanë cilësuar filmin si anti-serb ende pa e parë akoma. “ Nëse në filmin tim është dikush ndaj të cilit duhet të bëhet me gisht, ajo është bashkësia ndërkombëtare, e cila katër vjet bënte sehir kur agresori serb masakronte, sepse tema e filmit është universale. Por nacionalistët serb në Beograd, Shba etj..e kanë marrë gabimisht si një film që i nxjerr ata qëllimisht në dritë të keqe. Mua dhe aktorëve serb na kanë mbërritur mesazhe kërcënuese, por problem ngelet instrumentalizimi politik i filmit”- përfundon ajo. Bashkë me të në konferencë kanë qenë edhe aktorët e tjerë kryesor, Zana Marjanoviq, Goran Kostiq, Rade Serbedzija, Vanesa Glogjo, Fegja Shtukan, Boris Ler, Ermin Sijamija, Alma Terziç. Ndërsa aktori i njohur kroat, Serbedzija, ka thënë se,: “arti nuk e ka për detyrë të sqarojë situatat politike, por të zbulojë gjëra të çuditshme e të tmerrshme”. shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi