Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Churcill ka urdheruar mbajtjen sekret te nje takimi me UFO-t Empty Churcill ka urdheruar mbajtjen sekret te nje takimi me UFO-t

Tue 17 Apr 2012 - 16:21
Churcill ka urdheruar mbajtjen sekret te nje takimi me UFO-t Churcill-ufoMesa duket, sipas disa dokumentave, ish kryeministri ndaloi raportimin dhe informimin mbi nje incident te cuditshem qe ka ndodhur me shume se nje gjysem shekulli me pare.

Sipas pretendimeve te tij, kjo eshte bere pasi ai kishte frike se zabulimi per objektet fluturuese te paidentifikuara do te kijonin histeri publike dhe rremuje.

Thuhet se ai i ka dhene urdherat gjate nje takimi sekret lufte me Gjeneralin e Shteteve te Bashkuara Dwight Eisenhower, i cili ne ate kohe ishte komandant i forcave aleate.

Keto zbulime jane bere ne skedare te bere publike kohet e fundit nga Ministria e Mbrojtjes Britanike.

Ne fakt, persa i perket Eisenhower, thuhet qe ai ka patur edhe takime me alienet.

Deklaratat e Churcill jane ne mijera faqe neper skedare mbi UFO-t. 18 skedaret, qe mbulojne qe nga 1995 dhe deri ne 2003, jane te perbere nga me shume se 5000 faqe raporte, letra, dhe vizatime te vizatuara nga korespondenca me publikun dhe pyetjet e ngritura ne parlament.

Akuzat qe perfshine Churcill-in u bene nga nipi i njerit prej badigardeve te tij personale, nje oficer RAF i cili i kishte shkruar Ministrise se Mrojtjes ne vitin 1999 duke u kerkuar te dhena mbi incidentin, mbasi gjyshi i tij i kishte treguar detaje famijes.

Sipas serive te letrave te shkruara nga nipi i badigardit, qe tani eshte nje fizikant nga Leicester, nje avion zbulimi dhe ekuipazhi i tij ishin duke u kthyer nga nje mision mbi Europen e pushtuar, kur ato u perfshine ne nje incident lufte.

Gjate fluturimit te tyre, ne brigjet Angleze, ndoshta afer Cumbria, avionit te tyre i erdhi prane nje UFO metalik i cili u beri hije. Objekti i cili sipas ekuipazhit nuk bente aspak zhurme, u fotografua nga pjesetaret e ekuipazhit.


Me vone gjate diskutimeve mbi incidentin e pashpjegueshem, Churcill dhe Eisenhower u shqetesuan aq shume ne lidhje me incidentin sa Churcill urdheroi qe te ngelej sekret per 50 vjet ose me shume.

Gjate takimit, nje ekspert i armeve i hodhi poshte sugjerimet qe objekti ishte nje rakete pasi ngjarja ishte "totalisht larg cdo aftesie te imagjinuar ne ate kohe."

Nje person tjeter gjate takimit, ngriti mundesine qe te kishte qene nje UFO. Dhe ne kete pike kryeministri Churcill urdheroi qe raporti te mbahej sekret per te pakten 50 vjet.

"Kishte nje pamundesi nga te gjithe per te arritur ne nje konkluzion te duartrokitshem ne lidhje me ate cfare ishte vezhguar, dhe kjo shkaktoi nje nivel te larte shqetesimi,"- shkroi shkencetari.


"Churcill eshte raportuar te kete bere kete deklarim: 'Kj ngjarje duhet te klasifikohet menjehere per shkak se do te krijonte panik ne mase ne popull dhe do te shkaterronte besimin ne Kishe.'"


Pervec tregimit mbi incidentin qe i kishte bere vajzes se tij - mamase se shkencetarit, kur ajo ishte 9 vjec, badigardi, i tregoi gruas se tij detajet vetem kur ishte ne shtratin e vdekjes ne vitin 1973.

Shkencetarit, i eshte treguar vite me vone historia nga mamaja e tij.

Ai u be kurioz dhe vendosi te hetonte shkencen mbas incidentit te gjyshit te tij, i cili kishte qene i bindur qe objekti ishte nje teknologji sekrete qe po testohej per nje fuqi te huaj.

Ne fakt Churcill ka qene gjithmone i interesuar per UFO-t. Madje ne vitin 1952 ai ka kerkuar ne arkiva per dokumenta te lidhur me "pjata fluturuese" dhe se "cfare mund te bente".

Dr David Clarce, eshte shprehur se eshte e mahnitshme se cfare rendesie i eshte dhene ne kohe lufte ketij incidenti te cuditshem.

"Kjo ne fakt pershtatet me gjerat qe deri tani dime, dhe kjo ka ndodhur shume kohe me pare se fjala UFO te krijohej." - ka thene ai.

"Une dyshoj qe ka te vertete brenda kesaj". (F.B/Infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi