Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lë policin me gojë hapur, 4 faqe me grafikë e ekuacione për gjobën gabim Empty Lë policin me gojë hapur, 4 faqe me grafikë e ekuacione për gjobën gabim

Tue 17 Apr 2012 - 21:45
Lë policin me gojë hapur, 4 faqe me grafikë e ekuacione për gjobën gabim Dimitri-Krioukov-300x155Fizikanti Dimitri Krioukov mori gjobë nga një polic trafiku, pasi sipas tij nuk kishte ngadalësuar në një shenjë stop-i. I shkreti polic, ta dinte atë që e priste, edhe sikur vërtet fizikani të mos kishte ngadalësuar, do ta linte të ikte pa e zgjatur shumë. Krioukov doli nga makina dhe nisi përllogaritjet me skica e shifra për të provuar pafajësinë e tij. Policit, i cili sipas dëshmitarëve kishte mbetur me gojë hapur, të katër faqet e mbushura me llogaritje i dukeshin si hieroglifë. Nuk kuptonte asgjë. Plot katër faqe me grafikë dhe ekuacione për të provuar se gjoba 400-dollarëshe nuk ishte e justifikuar për shkak të “kombinimit unik të ngjarjeve”. Dhe funksionoi: edhe pse polici “nuk hëngri pyka”, shkencëtari i paraqiti shkrimet e tij nëpër gazeta dhe në gjykatë, e cila e quajti plotësisht të pajustifikuar gjobën. Fizikani, i cili punon në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, ka shkruar se polici kishte parkuar 100 m nga shenja e stop-it dhe kishte marrë me mend shpejtësinë këndore dhe jo atë lineare. Kjo bën që një person të shikojë në perspektiva të ndryshme shpejtësinë aktuale të shoferit, sipas “Physics Central”. Krioukov argumentoi se polici vëzhgues në këndin që ishte, mund të mendonte se dikush po udhëtonte me shpejtësi konstante dhe jo se ai dikush po ngadalësonte dhe më pas e kishte rritur sërish shpejtësinë. Kësaj i shtohet ngjarja tjetër “unike” se në momentin kur fizikani kishte ngadalësuar, shikimi i policit ishte penguar. Dhe sipas fizikanit, kjo ka ndodhur. Në kohën kur ai kishte ngadalësuar, një makinë e madhe e pengoi këndin e saktë të policit. Mos studio matematikë e fizikë po deshe! panorama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi