23-vjeçari që ka hapur gropa në faqe
Sun 29 Jun 2014 - 21:00
Një gjerman i fiksuar pas artit trupor ka vendosur të hapë zgavra të mëdha në faqet e tij për të tërhequr sa më shumë vëmendje. 23-vjeçari Joel Miggler ka nisur të modifikojë trupin që në moshën 13-vjeçare dhe që atëherë ka një bilanc prej 27 pirsing dhe 6 tatuazhe.
Me kalimin e kohës, ai nisi të bëhej gjithmonë e më shumë ekstrem derisa vendosi të hapë dy zgavra prej 36 milimetrash në faqet e tij duke marrë një pamje prej zombi.
Edhe pse tashmë ka një pamje të frikshme, Joel thotë se gropat në faqe nuk e pengojnë në jetën e përditshme dhe se ka mësuar të hajë me kafshata më të vogla në mënyrë që ushqimi mos t’i dalë nga gropat në faqe.
“Nuk frymëzohem nga askush, thjesht më pëlqen të luaj me trupin dhe gjakun tim”, thotë 23-vjeçari.
/ Top Channel
- Lë policin me gojë hapur, 4 faqe me grafikë e ekuacione për gjobën gabim
- Amaneti i 78-vjeçari të vetëvrarë: Më varrosni në gropën që kam hapur vetë
- Më se gjysmë miliard faqe në Internet
- Gropa mbi të cilën nuk lejohet fluturimi i avionëve
- Tmerrohet qyteti rus, ngado hapen gropa që përpijnë makina dhe c’të mundin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi