Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bukurite e mrekullueshme, Stebleva, Diber Empty Bukurite e mrekullueshme, Stebleva, Diber

Wed 18 Apr 2012 - 11:47
Bukurite e mrekullueshme, Stebleva, Diber SteblevaStebleva eshte nje fshat ne rrethin e Dibres, por qe pas viteve ’90 e administron rrethi i Librazhdit. Ajo eshte nje zone e pasur natyrore, me pyje shumengjyreshe, burime me uje te kulluar dhe karakterizohet nga nje klime shume e mire. Stebleva shtrihet 1200 metra mbi nivelin e detit dhe eshte nje perle natyrore, si ne dimer qe mbulohet me debore dhe ne vere me gjelberimin e saj.

Emri i fshatit Stebleva vjen si pasoje e disa perpjekjeve te pasanikeve te Dibres se Madhe per te blere tokat e begata qe gjenden ketu, por steblevasit nuk i shiten asnje pellembe toke te huajve, madje disa biznesmene steblevas kane ndertuar shtepi pushimi per te kaluar ditet e tyre. Ky fshat ka nje territor te gjere qe nuk e ka asnje fshat ne Shqiperi, duke iu referuar ketu fushave, pyjeve, kullotave, rrafshnaltave, liqeneve, te cilat mbrohen denjesisht nga vendasit.Bukurite e mrekullueshme, Stebleva, Diber Pyll_steblevaStebleva ka traditat me te mira te trasheguara brez pas brezi. Sherben si qender turistike per sportet dimerore dhe per sezonin klimaterik veror. Motivet qe kane turistet per kete zone jane te shumta, si : Mall per vendlindje, nevoje per ajer te paster e klime te shendetshme, ruajtja e traditave kulturore, folklorike dhe religjioze, si edhe aspektet e agroturizmit dhe ekoturizmit. Kjo klime vjen si pasoje e ndodhjes gjeografike qe jane metrat mbi nivelin e detit, prania e pyjeve,
orientimi blegtoral dhe bujqesor, faktore te cilet e bejne nje destincion te pelqyeshem per turistet.Bukurite e mrekullueshme, Stebleva, Diber Stebleva1Ne zonat malore qe ushtrohet sporti tradicional i skive, ofrohen pista per ski, impiante ngjitjeje, shkolla e skive, sherbime tregtare, lokale argetimi, etj. Parqet natyrore, rezervatet e gjuetise dhe peisazhet e mbrojtura jane disa nga zonat ekoturistike qe terheqin vizitoret per vlerat rekreative, edukuese dhe estetike te tyre. Disa nga vendet turistike qe ndodhen aty jane : Fusha e Stebleves, Mali i Raducit, mali i Draganit, kanionet e liqenit te Draganit, livadhet e Visharices, mali i Stratorit, pyjet e Mllaces, etj. Te gjitha keto perla natyrore karakterizohen nga ajri i paster, uji i ftohte mineral me veti te rralla kuruese. Te gjitha keto ofrojne qetesi fizike dhe shpirterore.info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi