Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjinekologe në Dibër gjatë diktaturës Empty Gjinekologe në Dibër gjatë diktaturës

Sat 17 Nov 2012 - 1:25
Gjinekologe në Dibër gjatë diktaturës GjenikologiaSashenka Nazifi, me gjithë moshën për pension, 68 vjeç, nuk është shkëputur nga profesioni. Zonja është gjinekologe, e thënë ndryshe, një grua që e ka prekur lumturinë që ndiejnë nënat si kur bien shtatzënë, edhe kur marrin për herë të parë në krahë foshnjat e tyre. Për një kohë të gjatë ajo u ka shërbyer këtyre grave në Dibër, qyteti i nusërisë së Sashenkës. Shumë vonë dhe pas shumë vështirësish e gëzoi qendrën Sashenka, Tiranën, vendlindjen e saj. Doktoreshën e takojmë në klinikën e saj në një rrugicë të Tiranës së vjetër. Muret, në njërin krah, janë veshur me imazhe anatomike, informacione bazë për një grua shtatzënë. Në krahun tjetër, janë varur disa korniza me shprehje të Nënë Terezës. Sashenka që e ka kapur ndërkohë gjurmimin e vështrimit tonë, afrohet dhe thotë: “I kam vendosur që pacientët t’i lexojnë ndërsa më presin të mbaroj punë. Më duket një mënyrë e mirë për të dhënë mesazhe pozitive.” Ajo është mesatarisht e gjatë dhe e shëndetshme. Mban syze. Të fton ta ndjekësh drejt një këndi më të ngrohtë, më familjar. Dy poltronë të vjetër të veshur me beze dhe një tavolinë në mes. Aty ulemi dhe flasim.

Tavolina e punës

Është tavolinë e madhe në dru, e bollshme, e mbushur me dosje, dokumente, të vendosura me rregull. Edhe te kjo dhomë muret “janë dekoruar” me harta të territorit trupor femëror. Më në fund diku, na kap syri një portret me laps të doktoreshës dhe disa foto vajzash të vogla. Zonja Sashenka na shërben një copë shëndetli dhe një gotë me lëng thane. Në kaq pak kohë që jemi takuar ajo ka krijuar klimën sikur të kemi kohë që njihemi. Emri i saj na ka gënjyer për origjinën e saj. “Shpeshherë njerëzit mendojnë se unë nuk jam shqiptare vetëm duke u nisur nga emri. Prindërit e mi kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik. Në kujtim të atyre ditëve të bukura që kanë kaluar më kanë vendosur këtë emër”, shpjegon Sashenka.

Çaste që nuk harrohen

“Fillimisht nuk e kam dashur këtë profesion, por shumë shpejt kuptova se nuk do ta ndërroja me asgjë në botë. Kam në dorë jetën e dy njerëzve, të fëmijës dhe të nënës. Kënaqësia që ndiej kur i vendos nënës për herë të parë foshnjën në duar është e jashtëzakonshme. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj. Në këtë profesion ka shumë të papritura. Po kujtoj vetëm një rast. Isha në punë në Dibër dhe na njoftuan për një lindje të vështirë në Lurë. Shkuam dhe gruaja ishte në gjendje të rëndë, mitra ishte çarë dhe fëmija kishte vdekur. Rrezikohej jeta e nënës. E operuam një herë aty në shtëpi, e kthyem në një sallë operacioni. Pastaj bëmë dhe një ndërhyrje në Dibër dhe shpëtoi. Ishte një nënë që kishte shumë fëmijë, quhej Nafie. Nuk do ta harroj kurrë këtë emër. Pas shumë vitesh, kur isha në Gjermani, më dërgon një letër falënderimi dhe bashkë me të dhe një ftesë dasme, martonte vajzën... Ishte një moment i paharruar. Nuk kishte kënaqësi më të madhe se sa të lexoje rreshtat që shkruante një grua nga fshati për të shprehur mirënjohjen që kishte shpëtuar dhe të të ftonte në dasmë. E ruaj këtë letër.” Sashenka i njeh nënat si krijesa shumë mirënjohëse. Ka pasur raste që i kanë puthur duart për t;i thënë falemnderit.

Dy realitete

Doktoreshë Sashenka ka jetuar tre vjet në Gjermani. Gjatë kësaj kohe është ofruar për të punuar si asistente në një spital. Qëllimi ishte që të mësonte më shumë nga mjekët atje. “U mahnita nga aparaturat që ne nuk i kishim. Ne e vizitonim pacientin me dorë kurse ata... Punonin njëlloj si ne, por aparaturat ua bënin shumë herë më të thjeshtë. Dëgjoja dhe shikoja, por nuk flisja. Nuk doja të shaja vendin tim. Ndërsa tani është më e thjeshtë. Mjekët pas ekzaminimeve që bëjnë janë të përgatitur dhe i paraprijnë operacionit. Atëherë bënim kontrollin me duar prandaj ndodheshim në vështirësi të mëdha. Mund të mendonim se ishte një tumor i thjeshtë, por ishte më shumë se kaq”, tregon Sashenka. Por ndryshimin e kushteve të kujdesit për gruan doktoresha jonë e shikon si një proces paralel me evoluimin e vet gjendjes së gruas, e kulturimit për trupin e saj. “Tani vijnë të gjitha gratë, qoftë nga fshati qoftë nga qyteti dhe kontrollohen vazhdimisht. Më parë vinin kur problemi i tyre kishte avancuar shumë dhe kishim vështirësi për t’i shëruar. Më lumturon fakti që gjatë shtatzënisë kujdesen shumë për veten dhe fëmijën. Baballarët vijnë të shohin ekon dhe kënaqen duke parë lëvizjet e bebit dhe rrahjet e zemrës. Janë momente që të emocionojnë.”

Ndjenja e fajit

Ndjen keqardhje për namin jo të mirë që ka rënë me kohë mbi “bluzat e bardha”, për akuzat që u bëhen vazhdimisht për korrupsion. Nuk do të pranonte të punonte në spitalet shtetërore, në këtë kohë kur humanizmi dhe profesioni i mjekut kanë rënë kaq poshtë. “Vërtet kam klinikën time, por asnjëherë “bluzat e bardha” nuk paguajnë, ofrohet falas çdo lloj kontrolli. E kam vënë në letër këtë shënim. Këtu e kam fjalën jo vetëm për mjeket, por edhe për infermieret, gjithë personali mjekësor deri tek pastruesja. Shikoj që mjekët tani nuk janë mjek në shpirt, nuk e bëjnë punën me pasion dhe të jenë korrekt. Nuk do të punoja në asnjë spital shtetëror.”

Deputete? Kurrë

Pas përmbysjes së sistemit komunist, Sashenkës i propozuan të bëhej deputete dhe në fakt ia kishin futur emrin në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike. Kush nuk do donte të ishte në vend të saj? Por ajo vetë, jo. “E refuzova menjëherë dhe e hoqa emrin nga lista. Nuk e kam unë shpirtin për të qenë drejtuese. Nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes. Dua të bëj punën time në heshtje.”



Albina Hoxha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi