Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës Empty Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës

Mon 16 Apr 2012 - 17:22
Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës Ok-300x283Vëllimi me proza i autorit Arbër Ahmetaj u prezantua së fundi në Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë, në sallën e pasqyrave. “Riva H.” Quhet ky vëllim i botuar nga Shtëpia Botuese “Privirea” në Bukuresht, i përkthyer nga Marius Dobrescu. Arbër Ahmetaj (1965, Tropojë) ka studiuar farmaci në Universitetin e Tiranës, por ai ushtroi zanatin e gazetarit të shtypit e radios. Më 1993 hyri në diplomaci dhe ngjarjet e vitit 1997 e gjetën në Ambasadën Shqiptare në Rumani si diplomat, prej nga u largua dhe u vendos në Zvicër, ku punon edhe sot e kësaj ditë si farmacist.

Libri “Riva H.” përmban tregime dhe novela, prozë të shkurtër, të zgjedhura, me tematikë kryesisht nga jeta nën regjimin komunist: Jeta e njeriut shqiptar në vitet e diktaturës, me gjithë mungesat materiale dhe mundimet shpirtërore.

Ka edhe disa rrëfime me trajta romantike, ku “autori i kthehet me mall e nostalgji universit të fëmijërisë, duke krijuar një atmosferë romantike, plot magji dhe mister. Mënyra e të shkruarit dhe stili i Ahmetajt është hera herës i ashpër, burrëror, i prerë, disa herë i ngrohtë dhe poetik”, siç e cilëson përkthyesi Dobrescu.

Në veprimtarinë kushtuar botimit në rumanisht të librit „Rivës H” morën pjesë anëtarë të komunitetit shqiptar të Bukureshtit, shkrimtarë dhe gazetarë rumunë, miq të Shqipërisë. I pranishëm ishte vetë shkrimtari Arbër Ahmetaj, i ardhur nga Zvicra.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi