Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

 Ja sa vlen jeta e pacientit per doktorat shqiptar  Empty Ja sa vlen jeta e pacientit per doktorat shqiptar

Tue 15 Mar 2011 - 23:49
Tragjedia e mëposhtme po investigohet prej rreth një muaji nga redaksia pas një letre denoncuese që ka ardhur në Kontakt. Gjithashtu të martën në mbrëmje në emisionin Paparaci në A1 Televizion me kamera të fshehta dhe me kamera normale janë transmetuar faktet e dhimshme të vdekjes së një fëmije për shkak të paaftësisë dhe makutërisë për të përfituar 50 mijë lekë për një operacion që nuk duhej të ishte bërë.

Skandal në spital, vdes fëmija në operacion, fshihet krimi

Për rreth një muaj ngjarja është mbajtur e fshehtë për të zhdukur gjurmët

Elisabeta Ilnica

Një fëmijë 16 muajsh ka vdekur në sallën e kirurgjisë dhe për një muaj mjekët përgjegjësit janë përpjekur të fshehin skandalin, duke penguar bërjen e autopsisë.
Skandali është transmetuar të martën në mbrëmje në emisionin Paparaci në A1 Televizion. Vogëlushi nga Dibra që sapo kishte mbushur 16 muajsh, vuante nga çarja e qiellzës, ose e quajtur ndryshe në gjuhën shkencore palatum schizi. Familjarët e tij, nëna Rozeta dhe gjyshi Luan e kanë sjellë nga Dibra për vizitë mjekësore në Tiranë. I ati nuk ka arritur ta njohë dot të birin, duke qenë se vetëm 3 ditë pas lindjes ishte detyruar të marrë rrugën e kurbetit.. Me ndihmën e xhaxhait që ishte me banim në kryeqytet, Mehmet Dardha, gjyshi dhe e ëma janë nisur drejt kompleksit spitalor, Nënë Tereza, në pavionin e kirurgjisë maxillo-facial. Aty janë drejtuar për te shefi i këtij pavioni, Ramazan Isufi, me të cilin ka biseduar xhaxhai, Mehmeti. Sipas këtij të fundit, Isufi i ka kërkuar që të paguante 50 mijë lekë të rinj, në këmbim të operacionit, të cilin ia ka paraqitur si urgjent për jetën e Orgesit.
“Pazarin e bëra unë me doktorin, duke qenë se im vëlla, Luani po merrej me djalin, bashkë me nënën e tij. Më kërkoi 50 mijë lekë për operacionin, 5 mijë lekë për narkozën dhe 3 mijë lekë që nuk e di saktë se për kë. Më tha që paratë do t’ia jepja pas operacionit”, - thotë Mehmet Dardha. Sipas tij dhe familjarëve të tjerë, Isufi u ka kërkuar që të bëjnë urgjentisht analizat e Orgesit, pasi do t’i bënte menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale në qiellzë. Ndërkohë që gjyshi dhe nëna kanë ndjekur urdhrin e shefit të pavionit, vetë ai ka bërë një “shtesë” në listën e operacioneve të planifikuar për datën 9 tetor 2006. Pas marrjes së analizave, të cilat Isufi i konsideron të rregullta dhe pa “probleme”, vogëlushi 16 muajsh futet në sallën e operacionit. Megjithatë, e ëma e Orgesit, Rozeta dhe gjyshi Luani, ia rikujtojnë dhe njëherë shefit të pavionit se djali i tyre kishte vetëm 3 muaj që ishte bërë operacion për dhjam. “I treguam se Orgesi ishte opreruar dhe në korrik për dhjamë, por doktor Ramazani na tha se nuk ka asnjë problem duke qenë analizat janë në rregull”, - thotë gjyshi Luan Dardha. Orgesi është futur në sallën e operacionit në orën 10.00 të po asaj dite.
***
Ka kaluar 1 orë, 2, 3, 4…Familjarët e Orgesit kanë parë mjekët që hynin e dilnin nga salla e operacionit, por askush nuk jepte përgjigjie se çfarë po ndodhte. “E ndjeja se diçka kishte ndodhur, por nuk ma bënte zemra të pyesja. Iu luta doktor Ramazanit që të më lejonte vetëm pak sa të shihja Orgesin, por ai më mënjanonte me fjalë shprese të kota. Pastaj, vjehrri më çoi në shtëpi, duke më thënë se sa të dilte nga operacioni do të vinte të më merrte. Erdhi, por me arkivolin e tim biri…”, - thotë duke përtypur lotët nëna e Orgesit, Rozeta. Ndërsa ajo është larguar drejt shtëpisë së xhaxhait të burrit, Mehmeti dhe Luani janë munduar të marrin vesh diçka mbi fatin e nipit të tyre. Deri në orën 14.00 u ishte thënë se Orgesi ishte në koma dhe është transportuar drejt pediatrisë, por gënjeshtra nuk do të zgjaste shumë. Lajmin e hidhur ua jep vetë shefi i pavionit, Ramazan Isufi, së bashku me “skedën” e vdekjes vetëm më fjalë: Orgesi vdiq nga vrima në zemër! Pas kësaj përgjigjie, Mehmeti dhe Luani kanë dashur të dinë më shumë, duke kërkuar dhe autopsinë, aq më tepër kur analizat ishin konsideruar “pa probleme”. Debati ka vazhduar me zëra të lartë, por është mbyllur shumë shpejt nga familjarët, të cilët për momentin kanë menduar se çfarë të bëjnë me trupin e djalit të pajetë. “Isha shumë i dëshpëruar, pasi e kisha sjellë unë me këto duar në Tiranë. Orgesi qeshte gjatë rrugës nga Dibra dhe as të jepte përshtypjen që ishte sëmurë, e jo më të vdiste. Veç kësaj, doctor Isufi na kishte siguruar se ishte një operacion shumë i thjeshtë dhe nuk prisnim gjëmën. E pyeta: Pse nuk më the që kishte “vrimë në zemër”, kur të solla analizat, por më tregon tani?! Ai nisi të devijonte, duke sajuar lloj-lloj justifikimesh, duke thënë më pas se vdiq nga narkoza, pastaj se kishte probleme me frymëmarrjen, etj. Atëherë vazhdova: Unë mund të jem fshatar, por kuptoj. Fatkeqësia ndodhi, port ë paktën të kërkosh falje, se sa të vazhdosh mashtrimin… Me kaq e mbylla për momentin, duke menduar për transportin e trupit të Orgesit dhe mënyrën se si t’ia jepja lajmin e zi nuses së djalit. Për më tepër, unë kam 4 djem jashtë Shqipërisë dhe nuk doja që ata të merrnin vesh të vërtetën, kisha frikë nga hakmarrja e tyre. Kështu, ngaqë iku një jetë, doja të shpëtoja jetët e tjera në shtëpinë time”, - thotë Luan Dardha.
***
Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?! Për këtë, pyetëm të gjithë dëshmitarët e asaj dite të zymtë, duke filluar nga vetë shefi i Pavionit të kirurgjisë maxillo-facial, Ramazan Isufi. Për fat të keq, ai dha dy deklarata, që binin në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ai e pohon dhe e mohon njëkohësisht vdekjen nga narkoza. “Orgesi vdiq nga anestezia…”, - thotë ai, ndërsa e pyetëm mbi shkakun e vdekjes. Ndërsa, pas 5 minutash të tjera bisede, Isufi tha: “Orgesi pati probleme narkoze”.
Pa dashur të paragjykojmë, morëm mendimin e një profesionisti në këtë pavion, i cili është edhe kryetar i shoqatës së Kirurgjisë Maxillo-Facial dhe kryekirurg në këtë pavion, Gafur Shtino: “Asnjë pacient nuk mund të futet në sallë pa marrë më parë “ok”in e anestezistit”. Megjithatë, Shtino u deklarua i rezervuar për të dalë në një konkluzion për vdekjen e Orgesit, pasi, sipas tij, fjalën duhet ta thotë autopsia.
AUTOPSIA! Është pikërisht kjo fjalë që mungon e gjitha në këtë histori. Trupit të Orgesit nuk i është bërë autopsia dhe këtë na e dëshmon kreu i mjekësisë ligjore në Tiranë, Besim Ymaj. Sipas tij, në këtë rast është shkelur rregullorja e mjekësisë ligjore, ku theksohet se autopsia e të vdekur në spital duhet bërë brenda 24 orëve. Deri më sot, ka kaluar fiks një muaj…
Drejtori i Mjekësisë Ligjore Besim Ymaj, i intervistuar me kamerë të fshehtë nga gazetarja e emisionit Paparaci, i është përgjigjur pyetjeve: Pse nuk është bërë autopsia në kohë, pse është varrosur trupi? “Është bërë për të fshehur krimin. Autopsia nxjerr shkakun e vdekjes, nxjerr të gjitha përgjegjësitë, - tha z.Ymaj.

***
Vogëlushi Orges Dardha as të vdesë “de jure” nuk po mundet dot, edhe pse “de facto” ka gati një muaj që ka ndërruar jetë në pavionin e kirurgjisë maxillo-facial, në Tiranë. Familjarëve të tij u është refuzuar çregjistrimi nga gjendja civile në Maqellarë të Dibrës, për shkak se nuk kanë skedën e vdekjes së vogëlushit që mundi të jetojë vetëm 16 muaj. Kjo skedë merret pasi gjendet shkaku i vdekjes nëpërmjet autopsisë, por…pikërisht këtu nis historia e dhimbshme e Orgesit të vogël, që nën tokë po fsheh gabimet e mjekëve, që nga data 9 tetor 2006.

Marre nga gazeta Shekulli
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Ja sa vlen jeta e pacientit per doktorat shqiptar  Empty Re: Ja sa vlen jeta e pacientit per doktorat shqiptar

Wed 16 Mar 2011 - 0:28
Histori e tmerrshme. Ngushellime te sinqerta familjes.

Eshte e vertete se ne Shqiperi te tilla gjera po ndodhin pak si teper. Neglizhenca e mjekeve qe jane kthyer thjesht ne kasapet tane eshte e papare. Per fat te keq histori si kjo e mesipermja mund te degjosh ne cdo moment (femije qe lihen te vdesin, nena te reja ne sallat e lindjes qe nuk i jepet ndihma e duhur - per te mos permendur ketu faktin se mjeket cojne cdo lindje ne operacion pavaresisht se eshte apo jo e nevojshme dhe kjo vetem per te rritur fitimin e tyre personal, mjekime te ndryshme te dhene nga mjeke te
ndryshem, i njejti pacient qe merr mjekime kontradiktore, femije qe nxirren nga spitalet pa perfunduar kurimin e duhur, femije qe nuk arrijne te marrin as pergjigje te sakta nga analizat qe bejne e per rrjedhoje dhe mjekimi qe merr nuk i dihet nese eshte ai i duhuri e te tjera si keto) Ky eshte realiteti i hidhur shqiptar. Prej shume vitesh nje nga urimet qe degjon te te behet sa here viziton nje te semure eshte "Mos u befsh per spital". Dhe sa kohe do te vazhdojme keshtu? Dhe sa kohe Ministria eShendetsise apo Urdhri i mjekut nuk do te marre masat e duhura per mjeke te tille? Cfare duhet bere per te ngritur zerin ne raste te illa? Mund ti denoncosh keta "mjeke" por nuk me duket se po marrin ate qe meritojne...
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

 Ja sa vlen jeta e pacientit per doktorat shqiptar  Empty Re: Ja sa vlen jeta e pacientit per doktorat shqiptar

Sat 19 Mar 2011 - 21:56
Shume e dhembshme...vertet

Vertet mjeket ne Shqiperi nuk kane nje rroge te denje, por kjo nuk i
justifikon qe te behen kriminele... Neglizhent e moskokeçares.
Sponsored content

 Ja sa vlen jeta e pacientit per doktorat shqiptar  Empty Re: Ja sa vlen jeta e pacientit per doktorat shqiptar

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi