Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Sa vlen jeta në këtë Shqipëri... Empty Sa vlen jeta në këtë Shqipëri...

Tue 9 Apr 2013 - 12:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Sa vlen jeta në këtë Shqipëri... Letra%204%20prill%202013
Ermentila Guçi/Qytetare

Çdo ditë është bukur të zgjohesh dhe të buzëqeshësh për ditën e re që do të nisësh; gjallëria, ëndrra të rrëmbejnë me nxitim në hapat që hedhim në jetën e panjohur! Në hapat që po hedhim, nuk mendojmë që ekziston dikush që do na presë vrullin tonë pëer jetën, vrapin që kemi drejt saj…Pengohemi, rrëzohemi, por e dimë që do të ringrihemi sërish, sepse jeta është uljengritje drejt qëllimeve të saj! Por, të ikësh duke jetuar jetën me sfidat e saj, sepse dikush, në një orë, ditë të caktuar, nuk ishte mirë dhe vendosi për fatin e një personi tjetër, kjo nuk është e drejtë! Dielli rrezatonte gjithçka me rrezet e tij, cicërimat e zogjve e bënin ftesë për të jetuar atë të enjte të bukur vere, por në fakt mbrëmja tregoi që ajo do të ndryshonte gjithçka brenda meje dhe familjes sime! Nata përhapi lajmin...Agim Bubeqi pati luhatje humori në plagosjen e pesë personave, ku midis tyre, vëllai im, Edmond Guci vdiq; goditjet që morën të tjerët ishin sipërfaqësore, të cilat koha i mbylli fare. Por, uroj që jehona e zërit të vëllait tim, t’i ndjekë nga pas dhe ata të kërkojnë një “Pse”? Brenda vetes së tyre, për atë natë që largoi përgjithmonë nga kjo jetë shokun e tyre, për të cilin ata nuk treguan aspak humanizëm. Sikundër edhe njerëzit e tjerë përreth që duken sikur janë më komodë në rolin e spektatorit, pa e vrarë mendjen se nesër mund të jenë ata që kërkojnë ndihmë. Si do të ndihen kur indiferenca e akullt që rrethon qenien njerëzore t’u përplaset në fytyrë?! Ku Edmondi,djali që kishte një nuse, djalin të sapolindur pati një fat të pamerituar! Brenda qenies sime, shumë mendime vijnë e ikin; të tjera të rrahin si çekan mbi kokë...Pyes: thua do të funksionojë “Drejtësia” për të sjellë sado pak qetësi në zemrat e familjes sime? Kaloi koha dhe sistemi gjyqësor e dënoi dhe autori po vuan në një burg dënimin prej 16 vjetësh… gjithmonë në pritje për t’u ulur dënimet. Nuk e di sesi do të ishte sikur në krye të sistemit gjyqësor do të ishin njerëz që vërtet e kanë prekur dhimbjen, ose të paktën që kanë një vlerësim për jetën e tjetrit, e jo të shohin vetëm kuletën pa pyetur për dinjitetin e dhimbjen e tjetrit. Sepse gjykime te tilla sjellin fatkeqësi të tjera, që tretin shpirtra të lodhura prej kohësh nga ndjenja, që kërkojnë që me hakmarrje, të gjejnë një lloj drejtësie të gabuar që ushqen zemrat. Mendimet më përplasen kur shikoj gjërat e vëllait të lëna pezull; sikur ai të rikthehet përsëri!!! Gjëra të jetuara kujtohen dhe dëgjon brenda qenies meloditë e bukura që ke jetuar e të bëjnë të qash e të bërtasësh me zë të lartë: Edhe ai duhet të vdesë...”/shekulli
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Sa vlen jeta në këtë Shqipëri... Empty Re: Sa vlen jeta në këtë Shqipëri...

Thu 25 Apr 2013 - 0:19
Cdo dit neper media degjojm lajme per krize finaciare, per prapambetje ekonomike.......per falimentime etj etj..
Ne themi Shqiperia ashtu , Shqiperia kshu......harrojm qe Shqiperin jemi ne qe e bejme . Shikon neper kafe , te rinj e te reja , qe diskutojn per big brother , telenovela......dhe kur vjen puna pasi mbarojn univ , qe duan te kerkojn pun .......fillojn e thon ' eshte shum e veshtir......ska vende pune....shtet koti ' etj...
nuk ka asgje te pa mundur....ka thjesht njerez te pa aft
mund te them se jemi nje nder popujt me dembela.......pa pik optimizmi dhe force per tja dal vet mban....
dhe ne erresiren me te madhe....ai qe do ti hapi mir syt , e gjen nje rreze drite.....per te gjetur rrugen tende ,,, e per te realizuar cdo enderr qe ke .....
Jeta ne shqiperi vlen shum......mjafton te ndalesh se menduari ter kohes negativisht.......dhe te luftosh cdo cdo dit...per ate qe do...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi