Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

DiCaprio e Farrell me role në filmin për Perandorinë Osmane? Empty DiCaprio e Farrell me role në filmin për Perandorinë Osmane?

Thu 19 Apr 2012 - 2:32
DiCaprio e Farrell me role në filmin për Perandorinë Osmane? DiCaprio-300x175Producenti i filmit turk “Famine”, i cili flet për ndihmën e Perandorisë Osmane Irlandës gjatë shekullit XIX u ka ofruar role aktorëve të famshëm të Hollywoodit, Leonardo DiCaprio dhe Colin Farrell, raporton Anatolia.
Negociatat janë duke u zhvilluar me regjisorin e mirënjohur irlandez, Mark Mahon, i cili duhet të qëndrojë prapa kamerave, ndërsa është e sigurt se filmi do të xhirohet në Turqi dhe në qytetin-liman të Irlandës, Droghed.
Në qendër të filmit aksion është një histori dashurie në mes të marinarit Fatih dhe irlandezes Mary.
Skenaristi dhe drejtori i projektit, Omer Sarikaya, tha se është i ngazëllyer në lidhje me interesimin e regjisorit irlandez, Mark Mahon, për filmin.
“Mahon tha se kjo histori është më interesante se sa ajo e Titanikut”, tha Sarikaya.
Sarikaya tha se aktorëve Hollywoodian që iu ofruan rolet janë të interesuar për filmin, por që nuk kanë nënshkruar ende kontratë.
“Për rolin e Fatih e dëshirojmë Leonardo DiCaprion, ndërsa për rolin e Patrickut do të donim Colin Farrell, i cili është me origjinë irlandeze,” tha Sarikaya.
Sarikaya shtoi se gjysma e aktorëve do të përbëhen nga turqit, ndërsa gjysma tjetër e aktorëve do të jenë të huaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi