Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nagasaki, Robinson Crusoe i kohëve moderne Empty Nagasaki, Robinson Crusoe i kohëve moderne

Thu 19 Apr 2012 - 15:10
Nagasaki, Robinson Crusoe i kohëve moderne NagasakiËshtë 76 vjeç dhe jeton vetëm në ishullin e Sotobanarit, një nga ishujt në skajet më ekstreme të Japonisë.

Nagasaki, ky është “Robinson Crusoe” i kohëve moderne që jeton në Japoni duke u ushqyer me oriz e duke pirë ujin e mbledhur nga shirat.

Sotobanari (shqip përkthehet Ishulli i Largët) megjithëse quhet ishull, është vetëm një rrip toke i gjatë rreth 1 kilometër, në formën e bizeles e që shtrihet mes Tajvanit dhe Tokios, nën juridiksionin e provincës japoneze të Okinauas.

Përfshihet shpesh nga dallgë të mëdha, shira të rrëmbyeshëm të shoqëruara me erëra të forta. Kushtet janë aq ekstreme sa as peshkatarët japonezë, të njohur në mbarë botën për profesionalizmin e tyre, nuk guxojnë të kalojnë në këto anë.

Megjithëse është një habitat aspak miqësor për njerëzit, Masafumi Nagasaki e ka zgjedhur si shtëpinë e tij që prej fillimit të viteve ’90, kohë kur vendosi të jetojë në vetmi të plotë.

Aq shumë i ka hyrë në zemër ky stil jetese Nagasakit, saqë ai shprehet i vendosur të vazhdojë të jetojë në vetmi të plotë deri në fund të jetës së tij. Sekreti i mbijetesës së tij? Ndjek rregullat e natyrës, thotë ai, natyra nuk mund të mposhtet, duhet thjesht t’i bindemi verbërisht.

“Para se të vija këtu, nuk isha i bindur se ku doja të kaloja ditët e mia, se ku doja të varrosesha, por tani jam i bindur, dua të vdes në këtë ishull, i rrethuar nga natyra”, thotë 76-vjeçari. Nagasaki, Robinson Crusoe i kohëve moderne Nagasaki1Nagasaki, Robinson Crusoe i kohëve moderne Nagasaki2
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi