Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Robinson Kruzo modern – gjysmë shekulli në ishullin e braktisur… Empty Robinson Kruzo modern – gjysmë shekulli në ishullin e braktisur…

Sat 5 May 2012 - 2:46
Robinson Kruzo modern – gjysmë shekulli në ishullin e braktisur… Robison-kruzo-300x175Brendon Grimshaweshte larguar nga londra ne 1962 ai kishte vetëm 8.000 funte e kishte blerë ishullin e vogël Moyenne në Seychelles, ku edhe jeton tashmë 50 vjet.
Grimshaw sot i ka 86 vjet dhe ditët i kalon duke u kujdesur për breshkat dhe zogjtë, të vetmet që i bëjnë shoqëri. Megjithatë, ndonëse zgjimi nga valët e detit duket sikur një pushim ideal, jeta në një ishull të braktisur nuk kishte qenë edhe e kollajt, pasi jo gjithçka ka të bëjë vetëm shëtitjet në plazh etj. Gjatë qëndrimit të tij, Brendon ka përjetuar stuhi tropikale, sulme peshkaqenësh, puçin ushtarak në Seychelles, piratët e madje edhe fantazmat.
Moyenne, me sipërfaqe prej vetëm nëntë hektarësh, rrethohet nga ishujt fqinj, që ndodhen në pronësi të miliarderëve, princeshave arabe dhe oligarkëve rusë. Megjithatë, e tërë kjo nuk e pengon fare banorin ekscentrik të ishullit, i cili kohën kryesisht e kalon në shoqëri të 120 breshkave, të cilave iu ka vënë emra, si Alice, Florita dhe Katër Shkallë Jug (ky emër ka të bëjë me pozitën e ishullit).

Duke folur me “Daily Mail”, Grimshaw ka treguar se Seychellet i kishte vizituar për herë të parë në fund të të pesëdhjetave, në kërkim të aventurës, pasi që kishte kaluar vite të tëra duke punuar si gazetar në Afrikë. “Mendova të blej tokë sapo që erdha, mirëpo nuk mund të gjeja vendin e duhur. Vetëm në ditën e fundit të pushimit dëgjova për Moyenne dhe sapo shkela ishullin, e dija që ky është vendi i duhur për mua”, ka thënë ai.


Posa që erdhi ai e angazhoi Rene Lafortunen, i cili i ndihmoi që ishullin ta shndërrojë në një vend ku mund të jetohet. Ishulli fillimisht ishte aq i braktisur, saqë nuk kishte aq zogj. Brendon u desh t’i marrë ata nga ishujt fqinj. Fatkeqësisht, ata shpejt u kthyen prej nga i mori, mirëpo përpjekjet e shumta dhe ushqimi i vazhdueshëm e bëri të veten.

Pas punës së palodhshme disavjeçare, ai arriti që në ishull të rregullojë ujin, rrymën dhe telefonin. Rene ndërroi jetë para disa vitesh dhe për këtë arsye breshkat, zogjtë dhe disa qen janë shoqëria e vetme e Brendonit. I pyetur nëse ndonjëherë është ndier i vetmuar, Grimshaw është përgjigjur: “Po, një apo dy herë, kur shkova në garsonierën në Londër. Atëherë isha i dëshpëruar, mirëpo kurrë këtu”. Ai pohon se nuk është tip i mbyllur dhe se i pëlqen shoqëria, mirëpo thotë: “Si mund t’i kërkoj dikujt të jetojë këtu? Me vite të tëra nuk kemi pasur ujë të pijshëm”.

Në të vërtetë, ai as sot nuk është tërësisht vetëm. Turistët shpesh e vizitojnë (Moyenne është në të njëjtën kohë edhe park nacional), mirëpo ai për vizita u kërkon 10 funte dhe u ndalon që aty ta kalojnë natën. Një princ saudit ia kishte ofruar çekun e zbrazët për Moyenne, mirëpo Brendon nuk e ka ndërmend ta shesë ishullin. “E vetmja arsye përse dikush do që ta blejë ishullin është që në të të ndërtojë hotel”, ka thënë ai.

Një nga arsyet përse ai nuk e shet ishullin është edhe thesari i piratëve, që thuhet se fshihet diku në ishull. Rreth 200 vjet më parë, Seychellet ishin vendstrehimi i preferuar i piratëve dhe një prej “vizitorëve piratë” ishte edhe Oliver Levasseur, që u var në Mauricius më 1730. Sipas legjendës, një pjesë e madhe e thesarit të tij ende nuk është gjetur dhe thuhet se është fshehur në Moyenne.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi