Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjysmë shekulli pa Marylin Monroe Empty Gjysmë shekulli pa Marylin Monroe

Sun 5 Aug 2012 - 11:51
Gjysmë shekulli pa Marylin Monroe Monroe-232x300E famshmja Marylin Monroe, emrin e vërtetë të saj e kishte Norma Xhejn Bejker. Ajo ishte aktore, këngëtare dhe modele amerikane. Lindi më 1 qershor 1926, në Los Anxheles dhe vdiq më 5 gusht 1962 po në Los Anxheles.

Ajo u rrit në një familje birësuese, pasi e ëma nuk ishte në gjendje të kujdesej për të, por ajo e vizitonte atë. Kështu pas pak kohësh, Marylin shkon të jetojë me të ëmën. Megjithatë, pak më vonë nëna e saj sëmuret dhe e shtrojnë në spital dhe për Marylin do të kujdesej shoqja e ngushtë e të ëmës, Greis McKi.

Monroe filloi karrierën e saj më parë si modele, që do të çonte në kontratën e parë të filmit më 1946, natyrisht me role të vegjël. Më pas do të vijnë role të rëndësishme si te “Asfalti xhungël” dhe “Gjithçka për Evën”, 1950. Studioi në Studion e Aktorëve dhe krijoi Marylin Monroe Production. Për rolin në filmin “Some like it hot” (Disa e pëlqejnë të nxehtë) fitoi Globin e Artë.

Vitet e fundit të jetës së saj u karakterizuan nga sëmundjet, problemet personale. Është martuar disa herë, me: Xheims Doherti (1942-1946), Xho DiMaxhio (1954- 9 muaj më pas), Artur Miler (1956- 1961). Rrethanat e vdekjes së saj, nga një mbidozë ilaçesh kundra stresit, që merrte, kanë çuar në hamendje të ndryshme, edhe pse zyrtarisht u quajt vetëvrasje. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi