Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Suedi, skandali i ministres me tortën “raciste”  Empty Suedi, skandali i ministres me tortën “raciste”

Thu 19 Apr 2012 - 15:13
Ministrja e Kulturës në Suedi po përballet me kërkesat e shumta për dorëheqje pasi ka prerë një tortë që kishte format e një gruaje afrikane me ngjyrë. Lena Adelsohn Liljeroth ishte në Muzeun e Artit Modern në Stokholm kur u ftua të priste tortën që ishte e dizenjuar si një femër e zhveshur afrikane.Torta kishte si qëllim që të sensibilizonte opinionin publik mbi çështjen e gjymtimit të organeve gjenitale femërore në kontinentin e zi, por nuk pati efektin e dëshiruar pasi u konsiderua nga kritikët si një “tortë raciste” dhe ministres iu kërkua që të jepte dorëheqjen për pjesëmarrjen në këtë event.Makode Linde, artistja që kishte bërë tortën, theksoi se mesazhi ishtekeqkuptuar plotësisht, ndërsa ministrja publikoi një komunikatë për shtyp ku lexohej:“Isha e ftuar për të folur mbi lirinë e artit dhe të drejtën e artit për të provokuar. Më pas mu kërkua të prisja tortën. Unë nuk analizoj dot vepra arti, por kuptoj shumë mirë se pse është keqkuptuar kjo situatë.”
Suedi, skandali i ministres me tortën “raciste”  Article-2131365-12A4D602000005DC-368_634x506Suedi, skandali i ministres me tortën “raciste”  Article-2131365-12A4D606000005DC-811_634x397
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi