Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ish-truproja kërkon djalin e Michael Jackson Empty Ish-truproja kërkon djalin e Michael Jackson

Thu 19 Apr 2012 - 15:35
Message reputation : 100% (1 vote)
Ish-truproja kërkon djalin e Michael Jackson Fides-MattNjë ish-truprojë e Michael Jackson kërkon që t’i njihet atësia e djalit të vogël të mbretit të këngëtarit, Prince Michael Jackson II, ose siç njihet ndryshe me emrin Blanket.

Matt Fides, ekspert në artet marciale, ka punuar për Michael Jackson disa vite dhe sipas tij ai i ka dhënë spermë këngëtarit në një hotel të Londrës rreth një vit para se fëmija të lindte (2002).

“E di që Michael Jackson është i ati, por unë dua të më kthehet djali im ose të paktën të kem mundësi ta takoj”, thekson Fides, i cili ka tre fëmijë të tjerë.

Gjithashtu britaniku thekson se vetë Michael Jackson i ka rrëfyer se ishte babai biologjik i Blanket, tashmë 10-vjeçar.

Ndërkohë, nëna e Michael Jackson, Katherine, po bën të pamundurën për të mos lënë Matt Fides t’i afrohet djalit. Ajo e cilëson atë një oportunist dhe e akuzon se kërkon t’i vjedhë paratë familjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi