Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

4 vjet burg për mjekun e Michael Jackson  Empty 4 vjet burg për mjekun e Michael Jackson

Wed 30 Nov 2011 - 1:51
4 vjet burg për mjekun e Michael Jackson  Murray.verdict.Conrad Murray, doktori i Michael Jackson u dënua me 4 vjet burgim. Ai u shpall fajtor për akuzën e vrasjes së pavullnetshme të shkaktuar nga pakujdesia.

Vendimi u mor nga një gjykatë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Avokati i Murray kërkoi mosdënimin e tij me burgim, pasi shpallja fajtor do të mjaftonte për t’i persekutuar vitet në vazhdim: ai do të njihej si “njeriu që vrau yllin e pop-it, Michael Jackson”.

Prokurori kërkoi gjithashtu që gjykata të detyrojë Murray-n të dëmshpërblejë fëmijët e Jackson.

Vendimi i jep fund njërës prej cështjeve më të debatueshme në Shtetet e Bashkuara dhe qetëson fansat dhe familjarët e “Mbretit të pop-it”. Ndërkohë, mbipopullimi i burgjeve në Kaliforni mund të reduktojë dënimin e Murray. Sipas mediave amerikane, doktori pritet të vuajë vetëm gjysmën e dënimit të tij, pra 2 vjet, por ai mund të humbë licensën dhe të drejtën e ushtrimit të profesionit të tij si mjek.

Michael Jackson vdiq më 25 qershor të 2009-s në shtëpinë e tij në Los Anxheles, pas konsumimit të një sasie të tepruar qetësuesish, kryesisht propofol.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi