Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E rrallë, fiton lejen e qëndrimit pasi u martua me një mashkull që u bë grua! Empty E rrallë, fiton lejen e qëndrimit pasi u martua me një mashkull që u bë grua!

Thu 19 Apr 2012 - 17:19
Dashuria vërtet që nuk paska kufij, por as fantazia për të ruajtur një martesë, nuk paska të reshtur. Në Itali, gjykata e Riminit, i ka dhënë lejen e qëndrimit një personi transeksual me origjinë nga Brazili, pasi u vërtetua se ishte martuar me femër, paçka se "gruaja" ishte një njeri ish-mashkull që kishte ndryshuar "gjendjen e vet civile".Sikurse raporton noa.al, 35 vjeçari ishte martuar me gruan 38-vjeçare italiane, vetëm pasi ajo, sajë një ndërhyrjeje ishte bërë e tillë ndërsa më parë kishte qenë mashkull.

Dyshimi nga autoritetet ishte se po bëhej fjalë për një martesë të sajuar, duke parë se partnerja ishte një ish-burrë, që kishte ndryshuar seksin në sajë të operacionit. Dhe si rrjedhojë e ngurrimit të togave të zeza, leja e qëndrimit ishte vonuar.

Gruaja në fjalë është 38 vjeçe me origjinë nga Napoli dhe thekson se është martuar në mënyrë të rregullt me trasnseksualin brazilian në vitin 2010, pikërisht në vendin e Amerikës Latine.

Kërkesa për lejen e qëndrimit u krye në momentin që çifti vendosi të transferohej në apartamentin e bashkëshortes, në Rimini.

Pas dëshmitarëve të shumtë që erdhën për të konfirmuar se të dy jetonin bashkë, gjykata vendosi të jepte lejen e kërkuar.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi