Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

ISIS dënon Al-Kaedën, pasi ekzekutoi një grua Empty ISIS dënon Al-Kaedën, pasi ekzekutoi një grua

Thu 15 Jan 2015 - 23:59
ISIS dënon Al-Kaedën, pasi ekzekutoi një grua 24B678E900000578-2911241-image-m-5_1421314002952SIRI - Al-Kaeda ia kalon ligësisë së ISIS. Një video shokuese ku një grua me shami ekzekutohet pasi dyshohet për tradhti bashkëshortore u publikua nga Al-Kaeda, por u kritikua ashpër nga Shteti Islamik.

Videoja tregon një grua, të veshur me të zeza dhe me një shami të

zezë, që urdhërohet të gjunjëzohet para një turme, të cilët janë identifikuar si xhihadistë në Siri.

Më pas një militant deklaron se ajo është dënuar nga një gjykatë islamike si kurorëshkelëse, duke e dënuar atë pasi dyshohej se drejtonte një bordello.

Një prej personave të armatosur i drejton asaj pistoletën, duke e qëlluar në kokë, ndërkohë që në sfond dëgjoheshin në arabisht thirrje islamike.

Pas publikimit të saj në rrjetet sociale, ajo u dënua nga ISIS, ku një përkrahës i tij pyeste: “Cili ligj islamik e lejon atë?”.

Personat që rrethonin gruan ishin të armatosur dhe me veshje ushtarake. Ngjarja është shënuar në qytetin veriperëndimor të Idlib, nga luftëtarët e Jabhat al-Nusra, një grup i Al-Kaedës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi