Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Spanjë, ankandi i bondeve lehtëson tregjet  Empty Spanjë, ankandi i bondeve lehtëson tregjet

Thu 19 Apr 2012 - 18:18
Spanjë, ankandi i bondeve lehtëson tregjet  Bursa-fmnZhvillimi i ankandit për bondet spanjolle ka lehtësuar tregjet ndërkombëtare, pasi në të kërkesa ka qenë e lartë, edhe pse kostoja për marrjen e disa huave u ngrit.

Bondet 10-vjeçare u shitën në kuotën 5.743%, shumë më lartë nga kuota prej 5.403 për qind që ishin shitur në muajin shkurt. Por kuota për bondet 2-vjeçare ra në 3.463 për qind nga 3.495 për qind që ishte në tetor.

Spanja shiti të gjitha bondet me vlerë 2.5 miliardë euro, me një kërkesë që ishte më e lartë nga sa parashikohej. Kërkesa për bondet 10-vjeçare ishte pothuajse dyfishi i shumës së shitur.


“Në tërësi, është një rezultat që në një farë mënyre do të lehtësojë frikën se kërkesa e brendshme për bondet spanjolle kishte rënë”, ka deklaruar Richard McGuire, ekonomist në Rabobank.

Ka pasur shqetësime të shumta për ecurinë e ankandit të bondeve pasi normat e interesit mbi bondet 10-vjeçare ishin ngritur mbi 6 për qind ditën e hënë. Kostot e huamarrjes mbi 6 për qind konsiderohen nga shumë analistë si të papërballueshme në afate të gjata.

Spanja mbajti nëj ankand për bondet afatshkurtëra ditën e martë, ku kuota për bondet 12-muajshe u ngrit në 2.6 për qind nga 1.4 për qind që ishte në ankandin e fundit të mbajtur në mars. Ndërsa bondet 18-muajshe u rritën nga 1.7 për qind në 3.1 për qind.
TCH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi