Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Inspektorët e Bashkisë kontrolluan tregjet e Tiranës Empty Inspektorët e Bashkisë kontrolluan tregjet e Tiranës

Tue 9 Aug 2011 - 16:29
Bashkia e Tiranës ushtroi sot kontroll higjieno-sanitar, në tregjet e Tiranës, nisur nga temperaturat e larta dhe risqet që mund të hasin konsumatorët.Inspektorët e Bashkisë lëshuan disa akt-kontrolle, morën mostra ushqimore për analizë dhe ndërgjegjësuan tregtarët dhe qytetarët, lidhur me masat që duhen marrë, për të shmangur infeksionet apo helmimet me prejardhje ushqimore.Kontrolli dhe mbikëqyrja u krye në tregjet e “Uzinës Dinamo” dhe tek tregu i prodhimit të mishit, pranë sheshit “Avni Rustemi”. Inspektorët kërkuan nga
tregtarët, respektimin e kushteve higjieno-sanitare të ushqimeve, kryesisht atyre me bazë shtazore, si qumështi, mishi dhe peshku dhe kërkuan plotësimin e standardeve të zinxhirit ftohës të produkteve.Gjithashtu, inspektorët e Bashkisë shpërndanë edhe fletë-palosje për qytetarët, me informacion për gjërat më të rëndësishme, që duhet të kenë parasysh gjatë blerjes dhe konsumit të ushqimit në temperaturat e larta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi