A jeni të varur nga telefoni
Fri 20 Apr 2012 - 12:33
Anketa e re britanike ka treguar që madje 66 për qind e njerëzve i tmerron ideja që të mbesin pa tele¬fon. Po ashtu, 41 për qind e për¬doruesve të telefonit kanë dy apo më shumë telefona “për çdo rast”, ndërsa përdoruesi mesatar 34 herë në ditë kontrollon nëse e ka apo jo telefonin në dorë.Madje 66 për qind të njerëzve i tmerron ideja që mund të mbesin pa telefon, ndërsa për shkak të pop-hiteve irrituese që i përdorim si melodi në telefon bie koncentrimi. Nuk e kanë telefonin në duar, fillojnë t'u dridhen duart, t'u merren mendtë dhe të marrin frymë rëndë. Ata janë të sëmurë nga nomofobia (vjen nga fraza “no mobile”), sëmundja e cila po përhapet si epidemi.
Edhe pse nomofobia ende nuk gjendet në listën zyrtare të sëmundjeve, simptomat e saj mund të jenë shumë të pakëndshme: pulsi i shpejtuar, dhimbjet në gjoks, të përzierat, marramendja, të ngjethurat, frymëmarrja e vështirësuar, pikërisht si tek sulmi klasik i panikut.
Për shkak të varësisë nga telefonat, njerëzit jo rrallë harrojnë rregullat e bontonit, prandaj telefonat shpesh dinë të cingërojnë edhe në teatër, kinema dhe ligjërata. Atëherë nuk është e mjaftueshme që telefonin ta bëni “silent”, por më mirë do të ishte që ta fiknit tërësisht. /Telegrafi/

- FataKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2151
Vendndodhja : Ne boten time.
Anetaresuar : 25/02/2012
Re: A jeni të varur nga telefoni
Sat 21 Apr 2012 - 14:10
Jo,aspak.
- Kushtrimi4Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19845
Hobi : fudball
Vendndodhja : linc ne austri
Anetaresuar : 15/01/2011
Re: A jeni të varur nga telefoni
Sat 21 Apr 2012 - 14:21
jam shum i nvarur nga tel sepse nuk mundem te punoj pa tel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi