Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Telefoni "po i ul koken shoqerise" Empty Telefoni "po i ul koken shoqerise"

Mon 27 May 2013 - 2:17
Mjafton t’u hedhësh një sy videove dhe fotove që qarkullojnë në internet për të kuptuar se sa i rrezikshëm është shkrimi i mesazheve apo cdo aktivitet tjetër në telefon gjatë kohës që je në ecje. Teknologjia moderne po krijon gjithnjë e më shumë atë që shumë studiues po e quajnë “shoqërinë zombi”, njerëz, kalimtarë që ecin me kokë ulur. Një fakt të tillë dokumentoi edhe një ekspozitë e një fotografi finlandez. Ai fotografoi njerëz me telefona në duar në rrugë, aeroporte, stacione autobusi, stacione treni, parqe, stadiume…që të gjithë me kokën poshtë, të përqendruar tek telefoni i tyre. Teknologjia po i ul kokën shoqërisë.

Fenomeni ka efekte të tjera, shumë më të rrezikshme. Shpërqendrimi me telefon gjatë kohës në ecje u ka marrë jetën dhjetra personave. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 1 mijë aksidente të tilla u regjistruan në vitin 2008, ndërsa në vazhdim shifrat janë rritur.

Për të minimizuar sadopak rrezikshmërin e mesazhimit gjatë ecjes mbërrin “CrashAlert”, një aplikacion i hedhur së fundmi në treg. Ky aplikacion shfrytëzon kamerën e aparatit telefonik duke e përdorur atë si “sy për kalimtarin” që bën vlerësimin se kur distanca me një tjetër objekt është e rrezikshme dhe lëshon alarmi.

Ideatorët e kësaj risie shpresojnë që të reduktojnë aksidentet, nga ato më qesharaket, e deri tek ato me rrezikshmëri të lartë për përdoruesit e telefonave.koha.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi