Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mes problemeve të shoqërisë...........  Empty Mes problemeve të shoqërisë...........

Sun 3 Jul 2011 - 13:35
Ajo është 47 vjeçe, e megjithatë është e gjatë më pak se 1 metër...

Valbona Berberi jeton në një prej lagjeve më të njohura të kryeqytetit, me motrën, e cila është krejt normale dhe me babanë, që është i verbër prej 20 vitesh. Ndryshe nga e motra dhe babai, ajo vuan nga një formë e rrallë nanizmi, sëmundje me të cilën përballen qindra persona në të gjithë botën.

“Dy vjet përpara se mamaja të humbte jetën, përpiqej të më qetësonte dhe të më përkëdhelte teksa më shpjegonte arsyen se pse isha ndryshe nga të tjerët. Ajo thoshte se unë kisha mbetur xhuxhe si pasojë e një temperature të lartë që kisha kaluar në moshën trevjeçare. Sipas saj, ky ishte momenti kur zhvillimi i trupit tim filloi të ngadalësohej deri sa u ndërpre plotësisht”, rrëfen Bona, siç e thërret me përkëdheli e motra dhe mikeshat e saj më të mira.

Ndonëse na shpjegon copëza nga historia e jetës, pamja e saj merr një “ngjyrë” tjetër. Duket sikur edhe ajo vetë nuk e beson fjalën e prindërve. “Jam e sigurt që prindërit e mi janë treguar gjithmonë të kujdesshëm për të mos më lënduar mua. Ndoshta kanë menduar se duke e justifikuar në këtë mënyrë të qenin tim ndryshe nga të tjerët, unë do të ndihesha më mirë, por në fakt nuk është kështu… Thellë brenda vetes sime e di që kam lindur xhuxhe, por prindërit nuk kanë dashur ta pranojnë kurrë në sytë e mi që ‘faji’ mund të ketë qenë i tyre”, tregon 47-vjeçarja.

Të bisedoje me të ishte shumë bukur. Qetësia, zgjuarsia apo ëmbëlsia që e karakterizonin të çlodhte, por dhimbja dhe jeta e saj e endur mes peripecish të panumërta të rrëqethnin mishin.

Bona tregon se ka qenë nxënëse shumë e mirë, madje pohon se i pëlqente shumë të lexonte. Me të përfunduar arsimin e ciklit të ulët, 47-vjeçarja, për shkak të trupit të saj të vockël nuk mundi të përballonte diskriminimin dhe “talljet” e herëpashershme që lëshonin shkarazi kushdo që e shikonte teksa kalonte në rrugë.

Është pikërisht ky momenti kur jeta e saj merr një rrjedhë krejt tjetër…

Bota e saj fillon të marrë një dimension të ri. Ky është çasti kur ajo shkëput çdo marrëdhënie me realitetin. Jeta e saj që prej më shumë se 35 vjetësh, është mbyllur në një “kafaz” që mban emrin shtëpi. Mes dhimbjesh, lotësh, mërzitjeve, dëshirës për të jetuar dhe për të mos u dorëzuar ajo mbahet përsëri në këmbë, ndonëse tregon se nuk do kishte dashur të ekzistonte fare.
Fshesa me korrent apo detergjentët janë “mikeshat” e saj më të ngushta. Ajo fle dhe zgjohet me to.

Ndonëse është “dënuar” për të mos jetuar si gjithë të tjerët, Zoti i ka deleguar edhe një detyrë tjetër, të kujdeset për të atin, i cili nuk shikon prej 20 vitesh. Bona kujdeset për të si ta kishte fëmijën e saj. E megjithatë ajo thotë se e ndihmon edhe e motra, e cila edhe pse është krejt normale, i ka mohuar vetes të drejtën për të krijuar familjen e saj. Ajo gjithashtu ka pranuar të vetësakrifikohet për t’iu dedikuar të atit dhe motrës së saj, që thotë se nuk do ta linte kurrë vetëm.

Histori me të vërtetë prekëse. Edhe pse Bona është një “gjysmë njeriu” siç e quan ajo me vetëdije veten, duhet të gjejë forcën për t’u shërbyer të tjerëve. Forcë që i buron nga shpirti dhe nga sytë që duket sikur shprehin mirësi të pashtershme. “Shpeshherë vuaj me veten, por në më të shumtën e rasteve mendoj se Zoti e kishte një arsye kur më krijoi. Ndoshta jam në këtë jetë jo për veten time, por me misionin për të ndihmuar të tjerët…”, rrëfen Valbona.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi