Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ja si transformohemi nga pasojat që na lë telefoni Empty Ja si transformohemi nga pasojat që na lë telefoni

Fri 21 Nov 2014 - 23:12
Ja si transformohemi nga pasojat që na lë telefoni Telefonat2Studimet e fundit edhe më shumë i mëshojnë faktit se telefonat “rëndojnë” 27 kg mbi shpinën tonë. E thënë më ndryshe, telefonët inteligjentë janë pjesë e pandarë e pjesës më të madhe të shoqërisë moderne, por ato na lënë edhe me pasoja. 

Një studim ka treguar se çdo ditë telefonat na “rëndojnë” të paktën 10 kilogram më shumë shpinës tonë dhe kjo peshë, mund të rritet deri në 27 kilogram, në varësi të pozicionit që mbahet kur jemi duke i përdorur ato.

Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i Keneth Hansraj i “Spine Surgery and Rehabilitation Medicine” në Nju Jork, duke bërë një bilanc dëmit që i shkaktohet shtyllës kurrizore kur mbajmë kokën ulur, nga 15 deri në 60 gradë. 

Sipas kërkuesve, pesha e kokës në pozicion vertikal shkon nga 4.5 deri në 5.5kilogram mbi shtyllën kurrizore. E përkulur përpara 15 gradë e më shumë dhe e ndihmuar nga graviteti, atëherë presioni që ushtrohet mbi shtyllën kurrizore shkon deri në 27 kilogram. Ndaj shmangia sa më e shpeshtë e telefonave, do te na bënte shumë mirë për shëndetin tonë. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi