Statuja tregon ‘femrën gladiator’
Fri 20 Apr 2012 - 13:35
Një statujë e vogël e bronztë e vjetër rreth 2.000 vjet, tregon një femër gladiatore pas fitores. Kjo është vetëm statuja e dytë e këtij lloji në botë.
Statuja tregon një femër të zhveshur në pjesën e sipërme, e cila rreth belit mban pakëz material dhe një lidhëse rreth gjurit të majtë.Flokët e femrës janë të gjata dhe të rregulluara, ndërsa në dorën e çuar lartë mban një shpatë të vogël të lakuar. Kjo pozitë paraqet përshëndetjen ndaj publikut.
“Detajet në statujë tregojnë se model (për ndërtimin e saj) ka qenë person i vërtetë”, ka thënë Alfonso Manas nga Universiteti në Granada për Live Science.
Nuk është bërë e ditur se ku është gjetur kjo statujë, por ajo është vendosur në një muze në Hamburg të Gjermanisë. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi